KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
Politikë

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Kosova News
Kosova News 10:53 -08/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Julian Bulai, tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe të qetë, pa incidente të mëdha, duke vlerësuar profesionalizmin e zyrtarëve zgjedhorë dhe organizimin teknik të procesit.

“Delegacioni ynë përshëndet mbarëvajtjen e rregullt dhe të qetë të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 7 qershor 2026, të cilat u zhvilluan pa incidente të mëdha. Këto zgjedhje u zhvilluan në sfondin e frustrimit dhe lodhjes së votuesve”, deklaroi Bulai në konferencën për media pas përfundimit të misionit vëzhgues të APKE-së.

Sipas tij, në numrin e kufizuar të vendvotimeve të vëzhguara nga delegacioni, procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të qetë dhe profesionale.

“Delegacioni konstatoi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe profesionale. Zyrtarët zgjedhorë treguan kompetencë dhe atmosfera ishte e qetë dhe e rregullt, ndërsa vendvotimet u menaxhuan në mënyrë efektive nga përfaqësues të komuniteteve shumicë dhe joshumicë”, tha ai.

Bulai vlerësoi se, pavarësisht afateve të ngushta kohore, zgjedhjet ishin teknikisht të organizuara mirë dhe gjerësisht gjithëpërfshirëse, duke lavdëruar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në certifikimin e listave të partive dhe kandidatëve.

“Pavarësisht afateve të ngushta, zgjedhjet ishin teknikisht të organizuara mirë dhe gjerësisht gjithpërfshirëse. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve meriton vlerësim për certifikimin gjithpërfshirës të listave të partive dhe kandidatëve”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai tha se rënia e konsiderueshme e pjesëmarrjes në votime duhet të shërbejë si një sinjal alarmi, ndërsa vuri në dukje nevojën për përmirësimin e përfaqësimit të drejtë etnik në komisionet komunale zgjedhore dhe forcimin e shumëgjuhësisë në procesin zgjedhor. Bulai përmendi gjithashtu se qasja fizike në disa vendvotime mbeti sfidë për votuesit me nevoja të veçanta, ndonëse u evidentuan përmirësime në rregullimin e asistencës për ta.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Kosova News 08/06/2026 08/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore
12:50 -11/08/2026
Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci
11:50 -11/08/2026
Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?