Procesi i numërimit të votave në Kosovë po i afrohet fundit, ndërsa sipas të dhënave të fundit janë numëruar 724.609 vota nga gjithsej 1,959,962, ose 36.97% e votave të përgjithshme.
Nga 2,498 kuti votimi, deri tani janë përpunuar 2,494, që përfaqësojnë 99.84% të kutive, ndërsa kanë mbetur edhe 4 kuti votimi pa u numëruar për përmbylljen e plotë të procesit.
Aktualisht, në garën për zgjedhjet lokale, kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje! me 42.91% të votave, ose 298,534 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.13% dhe 146, 990 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.56% ose 122,151 vota.
Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16% (49,791 vota)


