KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
Politikë

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News
Kosova News 12:43 -05/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave anti-dumping për importin e farës së grurit dhe kufizimin sasior për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini.

Kusari-Lila tha se vendimet synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun e Kosovës.

“Sot në cilësinë e ministres në detyrë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit, kam ftuar këtë konferencë për t’ju informuar juve dhe qytetarët e Kosovës lidhur me dy vendime të rëndësishme që kemi marrë ndaj Serbisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e bizneseve vendore nga praktikat e padrejta tregtare. Të dyja këto vendime janë të bazuara në analiza statistikore dhe janë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Ditën e djeshme, kam marrë vendim për fillimin e hetimit zyrtar lidhur me importin e farës së grurit me origjinë nga Serbia”, tha ajo.

Ajo theksoi se hetimi është iniciuar pas ankesës së prodhuesve vendorë të farës së grurit, të cilët kanë ngritur dyshime për shitje me çmime dumping nga Serbia.

- Reklamë -

“Ky vendim është rezultat i një ankese të paraqitur nga kompanitë prodhuese vendore të farës së grurit, të cilat kanë ngritur dyshime se fara e grurit e importuar nga Serbia po shitet me çmime dumping, duke dëmtuar prodhimin vendor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është vendosur inicimi i hetimit zyrtar për të vlerësuar ekzistencën e praktikave të dumpingut dhe ndikimin e tyre në industrinë vendore. Ajo është analizuar me shumë kujdes nga Departamenti i Tregtisë, duke ndjekur hapat e verifikimit paraprak të kërkesës, ashtu siç kërkohet me këtë ligj. Andaj, në përputhje me nenin 28 të këtij ligji, pas shqyrtimit të kërkesës nga Departamenti i Tregtisë dhe konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, gjetjet e analizës preliminare tregojnë se ekzistojnë indikacione se importi i këtij produkti nga Serbia, përmes shitjes me çmime dumping dhe në sasi të konsiderueshme, si dhe me cilësi të dyshuar, po shkakton dëme materiale ndaj industrisë vendore të prodhimit të farës së grurit në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj, analiza preliminare është mbështetur në të dhëna të siguruara nga Dogana e Kosovës, Ministria e Bujqësisë dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë.
“Analiza preliminare bazohet në zhvillimet e sektorit të prodhimit të farës së grurit në Kosovë, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara gjatë hulumtimit të prodhuesit vendor, pikat e shitjes me pakicë, të dhënat nga importi, nga Dogana e Kosovës, të dhënat mbi kapacitetet prodhuese dhe nevojat e tregut të siguruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë. Nëse gjatë fazës së hetimit vërtetohen dyshimet për aplikimin e çmimeve dumping dhe dëmin e shkaktuar ndaj industrisë vendore, në përputhje me nenin 39 të Ligjit për Masat Anti-Dumping dhe Masat Kundërbalancuese, si ministre do të marr vendim për vendosjen e detyrimeve të përkohshme anti-dumping për mbrojtjen e prodhimit vendor”, tha ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se është marrë edhe vendim për kufizim sasior të importeve të aluminit nga Serbia.
“Kam marrë sot vendim për të përcjellë në qeveri, i cili ka të bëjë me vendosjen e kuotës sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregun e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ajo sqaroi se masa parasheh kufizim të importeve dhe tarifa shtesë për sasitë që tejkalojnë kuotën e përcaktuar.

“Kjo masë synon mbrojtjen e prodhimit vendor, rivendosjen e kushteve të drejta të konkurencës dhe garantimin e trajtimit reciprok në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve. Vendimi do të dorëzohet në Qeveri, parasheh pika si në vijim.

Vendoset kuota sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit, artikujt prej aluminit me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurencës në Republikën e Kosovës. Masa e kuotës zbatohet për produktet e importit me origjinë nga Serbia të klasifikuara në kapitullin 76, alumini dhe artikujt prej tij, sipas nomenklaturës së mallrave në Republikën e Kosovës. Kuota e importit caktohet në nivelin prej 30% të vëllimit total të importeve të produkteve të klasifikuara në kapitullin 76, alumini dhe artikujt prej tij me origjinë nga Serbia, të realizuara gjatë vitit 2025. Për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij vendimi deri me 31 dhjetor 2026, sasia maksimale e lejuar për import në kuadër të kuotës është 637.26 ton. Importet që tejkalojnë këtë kuotë do t’i nënshtrohen tarifës doganore prej 50%. Obligohet Dogana e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi”, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Kosova News 05/06/2026 05/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?