Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, lidhur me pretendimet se MPB-ja u ka dhënë shtetësinë e Kosovës dy personave nga komuniteti serb.
Në reagimin e saj publik, MPB-ja ka sqaruar se regjistrimi i shtetësisë për personat në fjalë nuk ka lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë dhe as me procesin aktual të regjistrimit të fakteve të gjendjes civile.
Sipas ministrisë, Milovan Bojović është regjistruar për herë të parë në vitin 2007 dhe kishte poseduar dokumente identifikuese të UNMIK-ut, ndërsa letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e kishte marrë në vitin 2011.
MPB-ja po ashtu ka bërë të ditur se Bojović ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 8 prill 2016. Sipas komunikatës, ndaj tij fillimisht ishte caktuar masa e paraburgimit, por më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur ndërprerjen e kësaj mase, duke mundësuar lirimin e tij. Pas lirimit, ai ishte larguar nga territori i Kosovës nga Policia e Kosovës.
Lidhur me personin e dytë, Suzana Ranković, MPB-ja ka mohuar pretendimet se ajo është vajza apo mbesa e Aleksandër Ranković. Ministria ka sqaruar se ajo është qytetare e Republikës së Kosovës dhe kishte poseduar letërnjoftim të UNMIK-ut që nga viti 2001, të cilin e kishte konvertuar në dokument të Kosovës në vitin 2015.
Në fund, MPB-ja u ka bërë thirrje akterëve publikë dhe politikë që të verifikojnë faktet para deklarimeve publike dhe të shmangin përhapjen e informatave të pasakta që, sipas saj, mund të dezinformojnë opinionin publik dhe të dëmtojnë besimin në institucionet shtetërore.
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga ish-deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, lidhur me pretendimet se MPB-ja u ka dhënë shtetësinë e Kosovës dy personave nga komuniteti serb.