KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zotimet e Kurtit: Garancia shtetërore për investimet e mërgatës
Politikë

Zotimet e Kurtit: Garancia shtetërore për investimet e mërgatës

Kosova News
Kosova News 14:00 -02/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova nuk ka pasur mungesë energjie njerëzore, ideje apo vullneti për punë. Ajo që shpesh ka munguar është mekanizmi institucional që ta kthejë potencialin ekonomik të mërgatës në investim të sigurt dhe afatgjatë brenda vendit. Për dekada, mërgata jonë ka qenë shtylla kryesore e mbijetesës ekonomike të Kosovës përmes remitancave. Tani është koha që shteti të ndërtojë instrumente serioze për ta kthyer këtë potencial në zhvillim prodhues, vende pune dhe industrializim modern.

Pikërisht për këtë arsye kryeministri Albin Kurti ka paraparë krijimin e “Dritares për investime të diasporës”, përmes së cilës do të mbështeten deri në 100 milionë euro investime të ndërmarrësve nga diaspora që realizohen në Kosovë. Shteti i Kosovës do të jetë garant për investimet e mërgatës. Për të gjitha kreditë që merren për investimet e tyre këtu, shteti i Kosovës do të shërbejë si hipotekë për ta.

Ky padyshim që është program financiar, por në thelb ka si synim të ndërrojë raportin mes shtetit dhe investitorëve nga mërgata.

Për herë të parë, prej vitit 2021 në qeverinë “Kurti”, shteti i Kosovës nuk e pa mërgatën vetëm si burim remitancash dhe konsumator sezonal, por si partner strategjik zhvillimi. Për investimet që mërgata realizon në Kosovë, shteti do të ofrojë garanci për kreditë investuese, duke funksionuar si mbështetje garantuese për financimin e projekteve të tyre.

Në praktikë, kjo nënkupton se ndërmarrësit nga mërgata do ta kenë shumë më të lehtë qasjen në financim bankar për investime në prodhim, teknologji, përpunim, turizëm, bujqësi, energji dhe sektorë të tjerë strategjikë. Një nga pengesat kryesore që investitorët nga mërgata kanë hasur deri më sot ka qenë mungesa e kolateralit dhe rreziku i lartë që bankat ia atribuojnë investimeve të reja. Pikërisht këtu ndërhyn shteti duke reduktuar riskun financiar dhe duke krijuar besim institucional për investitorët.

Mërgata shqiptare përfaqëson një potencial ekonomik që matet me miliarda euro kapital financiar, profesional dhe teknologjik. Vetëm remitancat vjetore në Kosovë tashmë kalojnë mbi 1 miliard euro. Por remitanca konsumohen. Investimet, në anën tjetër, krijojnë kapacitete të reja prodhuese, vende pune dhe zhvillim afatgjatë.

Kjo është arsyeja pse “Dritarja për investime të diasporës”.është urë strategjike mes Kosovës dhe mërgatës. Është mekanizëm për ta kthyer lidhjen emocionale me atdheun në fuqi konkrete zhvillimore.

Në të njëjtën kohë, kjo politikë krijon një mesazh të ri politik se shteti i Kosovës është i gatshëm të ndajë përgjegjësinë dhe riskun me qytetarët e vet që duan të investojnë në vend. Për shumë vite, ndërmarrësit janë përballur me burokraci, pasiguri dhe mungesë mbështetjeje institucionale. Modeli që propozon Lëvizja VETËVENDOSJE! është krejt tjetër, pra shteti si partner zhvillimi, jo si pengesë administrative.

Mbështetja me votë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numër 116, është mbështetje për një shtet që e kupton se zhvillimi nuk vjen nga rastësia, por nga partneriteti mes institucioneve, qytetarëve dhe mërgatës shqiptare anembanë botës.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 02/06/2026 02/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?