KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Fajon në Forumin e Bledit: Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë biem
Rajon

​Fajon në Forumin e Bledit: Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë biem

Kosova News
Kosova News 17:07 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha sot në hapjen e Forumit të 17-të Strategjik të Bledit, se uniteti dhe solidariteti janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Evropën dhe botën për të përballuar sfidat dhe pasojat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Fajon theksoi se situata e shkaktuar nga lufta në Ukrainë është shumë shqetësuese dhe se ajo mund të zgjidhet me sukses vetëm nga “sistemi shumëpalësh”.

Ajo tha se dy forumet e kaluara u mbajtën në vazhdën e pandemisë së koronavirusit dhe në këtë kuptim ajo tha se “të gjithë shpresonim që bota të kthehej në një realitet të ri pas pandemisë”.

“Por ne nuk prisnim që lufta në tokën evropiane të bëhej një realitet i ri”, theksoi Fajon.

Sipas saj, projekti dhjetëvjeçar i ribashkimit evropian, i cili vazhdon që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, u ndal me luftën në Ukrainë.

“Ne nuk duam një perde të re të hekurt, por është e vështirë ta parandalojmë. Në këto rrethana është e rëndësishme ruajtja e kanaleve të hapura të komunikimit dhe funksionimi i organizatave ndërkombëtare”, tha Fajon.

Ajo theksoi se anëtarët dhe institucionet e BE-së duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të angazhohen për unitet. Në këtë kuptim, ajo u bëri thirrje populistëve në të gjithë Evropën që të mos ngatërrojnë unitetin, solidaritetin dhe efikasitetin e përbashkët të BE-së me egoizmin dhe marrjen e pikëve politike në vendet e tyre.

“Njerëzit dhe bizneset tani po përballen me frikën lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Detyra kryesore e qeverive evropiane është gjetja e burimeve alternative të gazit dhe naftës”, theksoi ministrja e Jashtme sllovene.

Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të bashkuar në gjetjen e zgjidhjeve të sfidave me mesazhin se “të bashkuar qëndrojmë, të ndarë biem”./kp/

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?