KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nga Gjilani: Na duhet fitore historike më 7 qershor, do të jetë mandat i prodhimtarisë
Politikë

Kurti nga Gjilani: Na duhet fitore historike më 7 qershor, do të jetë mandat i prodhimtarisë

Kosova News
Kosova News 00:37 -31/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të premten mbrëma tubim elektoral në Gjilan, ku qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” për të dëgjuar programin dhe zotimet e kësaj partie para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Tubimin e hapi kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se qyteti i Gjilanit ka qenë gjithmonë në anën e ndryshimit dhe të qeverisjes së ndershme.

“Gjilani gjithmonë ka ditur të qëndrojë drejt, të punojë ndershëm dhe të besojë në ndryshim, edhe atëherë kur të tjerët nuk kanë besuar”, tha Hyseni, duke shtuar se rruga e nisur drejt zhvillimit dhe forcimit të shtetit duhet të vazhdojë.

Në fjalimin e tij, kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen në javën e fundit të fushatës, duke kërkuar një fitore që ai e quajti historike për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas një jave, kur të numërohen votat, fitorja jonë duhet të jetë historike dhe për këtë duhet të angazhohemi fuqishëm gjatë gjithë kësaj jave”, deklaroi Kurti.

Ai tha se mandati i ardhshëm do të fokusohet në prodhimtari, industri, infrastrukturë dhe mbrojtje, duke paralajmëruar investime prej 1 miliard eurosh në industri dhe 1 miliard eurosh në ushtri.

Sipas Kurtit, në mandatin e ardhshëm parashihet ndërtimi i katër linjave hekurudhore, pesë digave dhe 20 stadiumeve, ndërsa programet sociale për nënat lehona, fëmijët dhe pagën minimale do të vazhdojnë të zgjerohen në përputhje me rritjen ekonomike.

Kryeministri gjithashtu vlerësoi performancën e ndërmarrjeve publike gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se ato kanë kaluar nga humbjet në fitime. Ai përmendi Telekomin e Kosovës, Postën e Kosovës dhe Ibër-Lepencin si shembuj të menaxhimit më efikas të ndërmarrjeve publike.

Një pjesë e fjalimit iu kushtua edhe projekteve për Gjilanin. Kurti përmendi ndërtimin e Stadiumit të Qytetit, kompleksin e banesave për çifte të reja dhe familje në nevojë, projektin e ngrohtores së qytetit, investimet në shëndetësi, si dhe ndërtimin e Digës së Firajës për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

Ai përmendi gjithashtu projektet infrastrukturore që përfshijnë hekurudhën që do të lidhë Gjilanin me Prizrenin, Ferizajn dhe Bujanocin, autostradën Prishtinë–Gjilan, impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe realizimin e qarkoreve të qytetit.

Sipas Kurtit, një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit do të jetë Zona Ekonomike e Gjilanit, e planifikuar në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, ku procedurat për themelimin e saj pritet të nisin së shpejti.

Në fund të tubimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin numrin 116, duke e cilësuar votën për Vetëvendosjen si votë për vazhdimin e zhvillimit, reformave dhe projekteve që, sipas tij, do të transformojnë Gjilanin dhe Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 31/05/2026 31/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?