KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti premton 1 miliard euro investime në ushtri dhe transformim ekonomik e industrial
Politikë

Kurti premton 1 miliard euro investime në ushtri dhe transformim ekonomik e industrial

Kosova News
Kosova News 22:26 -28/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.

Në një tubim në Ferizaj, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, premtoi transformim ekonomik e industrial në Kosovë.

Kurti tha se do të ndajnë 1 miliard euro për prodhimtari e 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës.

“Në mandatin e ri kërkojmë votën tuaj për të nisur transformimin më të madh ekonomik e industrial që është bërë ndonjëherë në vendin tonë. Investime strategjike në Trepçë, katër hekurudha të reja, 20 stadiume që ndërtohen apo rinovohen, pesë dega të reja, çdo vit së paku një miliard shpenzime kapitale dhe në katërvjeçarin e ardhshëm do të kemi 1 miliard euro për ushtrinë dhe 1 miliard euro për prodhimtari”- tha Kurti.

Kandidati për kryeministër i LVV-së tha se do të nisin themelimin e një kompanie ajrore si dhe do të integrojnë trafikun urban e ndërurban me një biletë të vetme 10-euroshe.

“Do të nisim themelimin e një kompanie ajrore me kapital publik në partneritet me aktere të industrisë së aviacionit jashtë dhe brenda vendit. Do të integrojmë trafikun urban dhe ndërurban, të gjithë muajin veç një biletë që do të kushtojë 10 euro. Do të kemi një program të dedikuar gjyshërve që kujdesën për nipërit dhe mbesat e tyre të moshës nga 13 deri në 33 muaj. 100 euro për gjyshin dhe gjyshen që kujdesën për nipërit dhe mbesat. Mandatin e ardhshëm do të dyfishohen shtesat për fëmijë, aq më shumë fëmijë aq më shumë shteti do të ju mbështesë”- tha Kurti.

Më 28.05.2026 nisi zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 07.06.2026.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të zgjasë deri në heshtjen zgjedhore, para ditës së votimit më 07.06.2026.

Për më pak se gjashtë muaj, vendi po organizon dy palë zgjedhje të parakohshme dhe tri palë zgjedhje që nga shkurti i vitit 2025.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 28/05/2026 28/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?