KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AKK dorëzon në Kushtetuese Rregulloren për Shërbimin Civil, Latifi: Qeveria po cenon autonominë e komunave
Politikë

AKK dorëzon në Kushtetuese Rregulloren për Shërbimin Civil, Latifi: Qeveria po cenon autonominë e komunave

Kosova News
Kosova News 15:30 -28/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se kjo rregullore përbën ndërhyrje të nivelit qendror në kompetencat e komunave.

“Në cilësi të palës së autorizuar sipas nenit 113, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posa dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë të rregullores numër 07/2025 për procedurën e pranimit në shërbimin civil, të miratuar nga ana Qeverisë së Republikës së Kosovës me datë 5 qershor 2025”, tha ai.

Latifi tha se komunat nuk do të lejojnë cenimin e autonomisë lokale.

“Kjo është tentativa e radhës e nivelit qendror për të ndërhyrë në punët e komunave, për t’u cenuar autonominë komunave, autonomi kjo e garantuar me kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare, si dhe me ligjin për vetëqeverisje lokale. Komunat nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.

Sipas tij, rregullorja parasheh centralizim të procedurës së rekrutimit në shërbimin civil.

“Rregullorja e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për neve është kundërkushtetuese sepse parasheh një sistem të centralizuar të rekrutimit për shërbimin civil, ku procedura e rekrutimit do të zhvillohet nga departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

Ai shtoi se pret që Gjykata Kushtetuese ta konfirmojë, sipas tij, shkeljen e Kushtetutës dhe të standardeve ndërkombëtare nga ana e Qeverisë.

“Kjo qasje, kjo mendësi e qeverisë është kundërkushtetuese, është kundërligjore dhe presim që këtë ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Ne ju besojmë institucioneve tona të drejtësisë, ne i besojmë Gjykatës tonë Kushtetuese dhe presim t’i konfirmojë këto pretendime. Presim të konfirmohet se qeveria e Kosovës edhe kësaj radhe fatkeqësisht ka shkelur kushtetutën, ka shkelur aktet ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë, siç është karta evropiane për vetëqeverisje lokale dhe standardet e Komisionit të Venecias”, tha ai.

Latifi tha se rregullorja bie ndesh me frymën e decentralizimit dhe me ligjin për vetëqeverisje lokale.

“Sepse bie në kundërshtim me frymën e decentralizimit të pushtetit lokal, sepse ndërton marrëdhënie të paqëndrueshme midis pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, sepse është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal, pra në kundërshtim edhe me ligjin për vetëqeverisje lokale, sepse është edhe në kundërshtim me frymën kushtetuese”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?