KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësohet sa euro më pak do të marrin këtë muaj ata që për pesë ditë janë në grevë
Ekonomi

Mësohet sa euro më pak do të marrin këtë muaj ata që për pesë ditë janë në grevë

Kosova News
Kosova News 15:41 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e sektorit publik që janë në grevë, nuk do marrin pagën e plotë nga Qeveria e Kosovës, ka thënë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat, shkruan KosovaNews.

Kërkesat e tilla janë kundërshtuar nga Qeveria, e cila thotë se tani nuk është koha për greva, pasi së fundmi është hartuar Projektligji për pagat dhe së shpejti kjo çështje do të rregullohet.

E sot në një konferencë për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se nuk janë kundër grevistëve, por sipas tij ata do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

- Reklamë -

“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj në pagë”, tha Murati.

Murati, ka sqaruar se nuk janë kundër grevistëve, por sipas tij ata do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

“Greva duhet të deklarohet dhe ajo është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, sepse ata që janë në grevë nuk mund askush ti largoj nga puna. Por nëse ka punëtorë që nuk deklarojnë se janë në greve dhe nuk punojnë atëherë kjo është çështje disiplinore”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se gjatë viteve dhe për vit sindikatat marrin para nga anëtarësia dhe me ato para ata mund të bëjnë pagesat për orët e grevës, por assesi nuk mund të paguhen nga punëdhënësi, sepse kështu përcaktohet me ligje, raporton KosovaNews.

“Në pesë vitet e fundit, nga Thesari i Kosovës, rreth 3.2 milionë euro është shuma e mjeteve që u janë ndalë nga paga punëtorëve të arsimit [në emër të anëtarësisë] me urdhër të Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) dhe janë bartur në llogari të kësaj sindikate”, tha Murati.

Ministri Murati theksoi se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.

Ministri Murati sqaron se si parashihen me ligj pagesat për punonjësit që janë në grevë

Murati ka shtuar se Qeveria është e gatshme për bashkëpunim dhe dialog, teksa ka kërkuar nga stafi arsimor që të rikthehet në punë, pasi sipas tij, nga kjo grevë do të humbin nxënësit.

“Jemi për bashkëpunim dhe dialog, dialogu është bërë nga ministritë e linjës. Lutja ime do të ishte që të rikthehej në punë stafi arsimor pasi nga kjo do të humbin nxënësit por edhe vetë stafi arsimor sepse nuk do të paguhen me pagë të plotë, por vetëm për ditët sa nuk janë në grevë”, është shprehur ai.

Qeveria e procedoi Projektligjin për Paga, në shtator shqyrtohet në Kuvend

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?