KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve
Politikë

Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve

Kosova News
Kosova News 20:05 -22/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit është 2 milionë e 92 mijë e 174 votues.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili tha se në këto zgjedhje ka mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën e votuesve, e cila pra do të përdoret për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2 milionë e 92 mijë e 174 votues, çka do të thotë se kjo listë përmban 15 mijë e 884 votues më shumë se lista e votuesve e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi.

Sipas tij, nga numri i përgjithshëm i votuesve, 1 milion e 959 mijë e 962 qytetarë do të votojnë në vendvotime në Kosovë, ndërsa 132 mijë e 212 shtetas janë regjistruar për votim jashtë vendit.

“Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, pra në Republikën e Kosovës me datë 7 qershor është 1 milion e 959 mijë e 962 votues, ndërkaq numri i shtetasve të Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës është 132 mijë e 212 votues. Nga ky numër i votuesve jashtë Kosovës, 100 mijë e 970 janë regjistruar për të votuar duke dërguar pakon me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, pastaj pjesa tjetër 3 mijë e 518 për të dërguar pakon me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27 mijë e 724 votues apo shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi të diplomatike”, tha ai.

Elezi theksoi gjithashtu se 22 mijë e 685 qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

“Numri i votuesve, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 22 mijë e 685 votues, prej të cilëve 16 mijë e 934 janë votues që konsiderohen të rinj, pra që pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të datës 28 dhjetor kanë arritur moshën 18-vjeçare, pra që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e radhës të datës 7 qershor dhe 5 mijë e 751 votues të tjerë, të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil mes dy palë zgjedhjesh ose janë votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës”, tha Elezi.

Sa i përket organizimit të procesit zgjedhor brenda vendit, ai tha se votimi do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime.

“Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime, prej të cilave 911 janë qendra me 2 mijë e 498 vendvotime për votimin e rregullt, ndërkaq në çdo komunë do të kemi nga një qendër votimi, pra gjithsej 38 me 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht. Ndërkaq procesi zgjedhor jashtë vendit, përveç votimit do të thotë me postë, do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 janë ambasada dhe 13 konsullata me gjithsej 47 vendvotime”, tha ai.

Votimi me postë nga jashtë vendit ka filluar më 21 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor.

Ndërsa votimi në ambasada dhe konsullata do të mbahet më 6 qershor, kurse zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të zhvillohen më 7 qershor.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Kosova News 22/05/2026 22/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?