KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngjarja e tmerrshme – 11 vjeçe është vajza e dhunuar nga 5 persona në Prishtinë, gjykata merr vendim për njërin nga të arrestuarit
Siguri

Ngjarja e tmerrshme – 11 vjeçe është vajza e dhunuar nga 5 persona në Prishtinë, gjykata merr vendim për njërin nga të arrestuarit

Kosova News
Kosova News 13:12 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë e tronditëse raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, një femër, që tashmë thuhet se është një vajzë vetëm 11 vjeçe, është dhunuar nga pesë persona.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 dhe ka vazhduar deri në orët e mesnatës, raporton KosovaNews.

E tashmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj, ndaj të miturit i cili dyshohet që së bashku me katër persona të tjerë dhunuan vajzën gjatë së shtunës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, ka thënë Gashi.

Ajo ka shtuar se ndaj personit tjetër të arrestuar për këtë rast, pritet që të merret vendimi sot në seancën dëgjimore që do të mbahet hjatë ditës.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të rënda sot ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit edhe për një të pandehur, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast, seanca dëgjimore do të mbahet sot”, u shpreh Gashi.

Ngjarja është raportuar nga Policia se ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 17:30 deri në 00:30.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën  e lartcekur  ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Policia njofton se lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e rendit.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore, raporton KosovaNews.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj paradite tha se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të arrestuarve.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka deklaruar Ulaj.

Ajo, po ashtu ka thënë se për rastin në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante.

Dhunimi i një vajze nga pesë persona në Prishtinë, jepen detaje nga Prokuroria  

Gjithashtu lexoni:

Konflikti në rrjetet sociale përfundon me rrahje në Podujevë, arrestohet i mituri

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Konflikti në rrjetet sociale përfundon me rrahje në Podujevë, arrestohet i mituri
11:24 -10/05/2025
OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm
11:08 -10/05/2025
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
10:46 -10/05/2025
Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan
10:28 -10/05/2025
Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar
10:11 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?