KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësimi dual, diplomojnë nxënësit e shkollës profesionale “Lutfi Musiqi” në Vushtrri
Arsim

Mësimi dual, diplomojnë nxënësit e shkollës profesionale “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Kosova News
Kosova News 12:37 -20/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar ceremoninë e  diplomimit të nxënësve të shkollës së mesme të lartë teknike “Lutfi Musiqi” në kuadër të mësimit dual, raporton Ekonomia Online.

Këta nxënës janë shkolluar dhe kanë kryer praktikën profesionale në një prej kompanive “Loni Dekor”, në këtë komunë e cila bën prodhimin e mobileve shtëpiake dhe jo vetëm.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se këta nxënës kanë kryer praktikën, janë paguar nga kjo kompani dhe janë të mirëpritur që të punojnë edhe tutje në të njëjtën.

“Sot është një ditë e veçantë. Jam shumë i lumtur për këtë ditë. Është dita e ceremonisë së certifikimit të mësimit dual të gjeneratës së parë të profilit të zdrukthëtarisë, të cilët filluan para tri vitesh në kompaninë “Loni Dekor”. Dhe kjo pjesë e praktikës profesionale kryhet sipas standardeve ku 60% e mësimit ishte praktikë profesionale, për çka dua që publikisht ta falënderoj drejtorin e kompanisë “Loni Dekor” që i hapi dyert dhe filluam bashkëpunimin e një rrugëtimi shumë të rëndësishëm për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës”, tha ai.

“Kjo është që i duhet Kosovës. Kjo është që ju duhet të rinjve të Vushtrrisë që të qëndrojnë, të punojnë dhe të jetojnë këtu. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në edukimin e brezave të reja sesa përgatitja profesionale për tregun e punës sipas standardeve të mësimit dual, që do të thotë kombinimi i teorisë me praktikën. Thashë se jam i lumtur sepse për tri vite këta nxënës e kanë kryer praktikën profesionale, kanë pasur sigurim shëndetësor, kanë pasur ushqimin këtu në kompani edhe kanë marrë edhe një pagë simbolike nga kompania. Dhe sot, këta të ri janë përgatitur plotësisht për tregun e punës. Fakti tjetër që më gëzon është se drejtori i kompanisë e ka ofertën që sot që këta të rinj të ndalen dhe të bëhen punëtorë të kompanisë”, tha Idrizi.

Kurse, Lah Nitaj, drejtor i Departamentit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ka thënë se qëllimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit është ofrimi i ofertave sa më të mira për të rinjtë e Kosovës.

“Qëllimi i qeverisë dhe i Ministrisë së Arsimit ka qenë dhe mbetet gjithmonë ofrimi i ofertës sa më të mirë për të rejat dhe të rinjtë tanë që të rrinë, të arrijnë të marrin dije, shkathtësi dhe kompetenca të cilat do t’u shërbejnë në jetën e tyre profesionale, e mbase edhe akademike. Për këtë qëllim, para katër vitesh, të bindur në këtë, kemi filluar zbatimin e arsimit dual në Kosovë, për herë të parë, ndonëse diskutimet e hershme kanë qenë që nga viti 2017, kur me zotin Idrizi dhe të tjerët kemi pasë ide se si të bëjmë hapat e parë në këtë drejtim. Por sot jemi në vitin e katërt, kemi diplomuar vitin e kaluar gjeneratën e parë, dhe në bazë të dhënave nga tregu, përqindja më e madhe e tyre sot janë të sistemuar në punë dhe profesionin për të cilin ata janë shkolluar. Dhe ky është një fakt inkurajues”, tha Nitaj.

Nitaj tha se janë mbi 2500 nxënës që ndjekin mësimin dual që ka të bëjë me mësimin teorik i kombinuar me atë praktik.

“Aktualisht në sistemin e arsimit dual kemi mbi 2500 nxënës që vijojnë mësimet, dhe presim që vitin tjetër, nga shtatori, duke rritur edhe numrin e profileve dhe të drejtimeve, të kemi akoma më shumë të rinj e të reja që do të përcaktohen për këtë formë të arsimit. Sigurisht që kjo ka qenë e pamundur të realizohet pa ndihmën e mësimdhënësve të përkushtuar e të devotshëm, pa komunitetin e prindërve që kanë suportuar fëmijët e tyre, dhe pa vetë përcaktimin e nxënësve për karrierën e të ardhmes së tyre. Një dimension të rëndësishëm sigurisht që ka tregu i punës, por kaq bizneset – dhe kjo po dëshmohet sot këtu me juve prezent – sepse vetëm në bashkëpunim dhe në respekt të ndërsjellë ne mund të arrijmë rezultate. Kemi obligim si qeveri, kemi obligim si partnerë që të ecim në drejtimin e duhur, bashkërisht dhe pa hile, në mënyrë që të arrijmë destinacionin që duam. E destinacioni ynë është arritja e standardeve evropiane dhe integrimi në Evropën e Bashkuar”, tha Nitaj.

Ndërsa, Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë, tha searsimi dual përfaqëson një reformë kyçe strukturore të arsimit në Kosovë.

“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Vushtrri dhe të jem dëshmitar i provimit praktik të nxënësve të shkollës ‘Lutfi Musiqi’. Arsimi dual përfaqëson një reformë kyçe strukturore të arsimit në Kosovë. E ky aktivitet sot është një shembull konkret se çfarë do të thotë mësimi dual. Prandaj të nxënët ku kombinohet mësimi teorik në klasë me punën praktike në kompani. Pra kjo i bashkon mësimin teorik në klasë, edhe punën praktike në kompani. U mundëson nxënësve që të marrin shkathtësi praktike edhe u ndihmon në punësimin e tyre. Po ashtu e fuqizon bashkëpunimin mes shkollave profesionale dhe sektorit privat, duke bërë një bashkërendim më të mirë me nevojat e tregut të punës. Progresi, suksesi që e pamë sot është një pikë e rëndësishme. Nga viti 2022 si pilotim që filloi, e nga ajo kohë, tani mësimi dual është i ka përfshirë tërë Kosovën, duke përfshirë 2500 nxënës, 32 shkollat profesionale, edhe mbi 1000 kompani partnere”, tha Dietz.

E, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka treguar se institucioni që udhëheqë pritet të certifikojë edhe 500 ndërmarrje dhe t’i trajtojë po aq insktuktorë, për të garantuar që çdo vend pune të jetë një mjedis i sigurt.

“Ne jemi dëshmitarë që gjithmonë te zhvillimi ekonomik baza është te nxënësit. Dhe sot këtu ku po e vendosim këtë gurthemel me çertifikim, sot e vendosëm edhe bazën e zhvillimit ekonomik. Po ashtu bashkë me këtë, mirënjohja shkon edhe për instruktorët në ndërmarrje, të cilët kanë udhëhequr nxënësit në 16 profilet tona strategjike. Janë trajnuar dhe çertifikuar edhe 241 profesionistë nga sektori privat si ekzaminer, ku së bashku me mësimdhënësit e punës praktike do të vlerësojnë mbi 1200 nxënës. Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e palëkundur në objektivin e saj për të çertifikuar 500 ndërmarrje dhe për t’i trajnuar 500 instruktorë, duke garantuar që çdo vend pune të jetë një mjedis i sigurt dhe cilësor për edukimin e të rinjve dhe të rejave tona në Kosovë”, tha Rafuna.

Gjithashtu lexoni:

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?