KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mijëra protestues në Shkup kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut
Rajon

Mijëra protestues në Shkup kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut

Kosova News
Kosova News 19:50 -18/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Studentët në Maqedoninë e Veriut, të përkrahur nga kolegët e tij nga Kosova dhe Shqipëria, kanë protestuar sot në Shkup, ku kërkuan zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucione.

Njëri nga organizatorët e protestës Mevlan Ademi, tha se policia ka arrestuar disa persona. Ai gjithashtu tha se studentët nga Tetova dhe Tirana janë ndaluar nga policia, ndërsa këta të fundit janë kontrolluar një nga një dhe janë devijuar në autostradë gjatë rrugës së tyre për në Shkup, raporton Telegrafi Maqedoni.

Ademi gjatë fjalimit të tij tha se protestat janë paqësore dhe kërkoi që organet e shtetit të veprojnë në mënyrën e njëjtë. Ai gjithashtu tha se kërkesa për zbatimin e gjuhës shqipe në institucione nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

“Gjuha shqipe amanet” – Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

“Kërkojmë gjuhën tonë, amanetin tonë. Kjo nuk është privilegj, është e drejtë kushtetuese, e drejtë e fituar me Marrëveshjen e Ohrit. Sa kohë duhet një student të presë që të jap provimin në gjuhën e tij. Nuk ka institucion që mund ta prek gjuhën shqipe, as Ministria e Drejtësisë as Gjykata Kushtetuese. Mos mendoni se me këtë që bëni do të zhduket gjuha shqipe. Gjuha shqipe nuk zhduket nga vendimet e zyrës. Ne kemi qenë para shumë pushteteve, e do të jemi pas shumë tjerëve. Kërkojmë institucione që respektojnë gjuhën tonë. Ne jemi zot në shtëpinë tonë. Nuk jemi kundër këtij shteti, jemi për barazi dhe korrektësi”, tha Mevlan Ademi.

Ndërsa përfaqësuesi nga Universiteti “Nënë Tereza” tha se shqiptarët kanë kaluar kohëra edhe më të vështira, ndërsa gjuha shqupe nuk është zhdukur asnjëherë.

“Ne nuk jemi në tokë të huaj, jemi në tokën tonë, në tokën që e kemi amanet prej gjyshërve. Gjuha shqipe ka rrënjë. Nuk iu kërkojmë privilegje, kërkojmë barazi. Ministër, je ulur në karrigen e popullit, paguhesh me djersën e prindërve tonë, mos e merr atë karrige për të mirëqenë. Shqiptarët kanë kaluar kohëra edhe më të vështira, por gjuha shqipe as nuk është zhdukur as nuk do të zhduket. Zbatoni ligjin, nuk jemi këtu vetëm për provimin e Jurisprudencës, jemi këtu për respektimin e gjuhës, për dinjitetin dhe barazinë tonë. Maqedonia e Veriut nuk është vetëm e maqedonasve, është e shqiptarëve, e turqve, e romve dhe e gjitha komuniteteve tjera që jetojnë këtu”, tha përfaqësuesi i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza”.

Besjan Rexhepi nga UEJL, i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, që të marrin seriozisht kërkesën e studentëve.

“Pas protestës së parë pritëm reflektim dhe përgjigje, por ajo që morëm heshtje dhe vonesë, si dhe përpjekje për të relativizuar kërkesën tonë. Po e themi qartë, nuk do të lodhemi duke kërkuar të drejtat e tona. Nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë atë që është normale në çdo shtet. Si mund të na kërkojnë të ndërtojmë drejtësi nesër, kur sot ushtrojnë padrejtësi ndaj studentëve. Është çështje dinjiteti, barazie dhe e respektimit të qytetarëve të këtij vendi. I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë, që mos ta trajtojë këtë çështje me arrogancë institucionale”, tha studenti Besjan Rexhepi.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 18/05/2026 18/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?