Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, po vazhdon takimet intensive me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës, si pjesë e mobilizimit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Së fundmi, Bajqinovci ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe aktivistë në Klinë, ku sipas imazheve të publikuara, shihet në një ambient miqësor duke bashkëbiseduar nga afër me banorët e kësaj ane.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka përcjellë një mesazh mbështetjeje nga ky qytet, duke shkruar: “Klina me Levizjen 116-48✅”.



