KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kos: Kosova i merr fondet nga Plani i Rritjes vetëm nëse i zbaton reformat
Politikë

Kos: Kosova i merr fondet nga Plani i Rritjes vetëm nëse i zbaton reformat

Kosova News
Kosova News 12:58 -15/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova mund t’i përfitojë fondet nga Plani i Rritjes vetëm nëse i zbaton reformat dhe obligimet e parapara, derisa tha se instrumenti financiar përfundon me buxhetin aktual të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2027.

E pyetur nëse Kosova rrezikon t’i humbasë fondet në rast se nuk krijohen institucionet deri në qershor për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, Kos tha se pagesat varen nga përmbushja e detyrimeve nga ana e Kosovës.

“Pra, ky Plan i Rritjes bazohet në një instrument të veçantë financiar me disa rregulla. Dhe rregullat janë që, nëse vendi juaj, Kosova, i zbaton detyrimet, atëherë mund t’i merrni pagesat. Jam shumë e lumtur që gjatë kësaj periudhe zgjedhore dhe periudhës së përkohshme, parlamenti juaj ka qenë në gjendje t’i ratifikojë dy marrëveshje të rëndësishme, të cilat sërish e kanë bërë të mundur pagesën e parë, prej më shumë se 60 milionë eurosh”, tha ajo.

Kos tha se tashmë janë duke u bërë përgatitjet për disbursimin e parë të mjeteve, por theksoi se afati i këtij instrumenti financiar përfundon në vitin 2027.
“Tani jemi në përgatitje për ta bërë disbursimin e parë. Fatkeqësisht, ky instrument përfundon me buxhetin aktual të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2027. Kështu që mënyra e vetme që Kosova të jetë në gjendje t’i marrë këto para është përmes zbatimit të reformave, por ne gjithashtu kemi një përvojë shumë të mirë, dhe së shpejti do të fillojnë periudhat e para të Planit të Rritjes”, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të avancuar me reformat dhe procesin e Planit të Rritjes.

“Pra, cili është qëllimi im sot? Në fakt, ka qenë përshtatja e kohës për ta përdorur këtë moment, por gjithashtu edhe për kryenegociatorin apo udhëheqësin e Planit të Rritjes. Ju lutem, bëni gjithçka që është e mundur. Do të ishte për të ardhur keq që qytetarët, natyrisht, të mos i gëzonin frytet e këtyre paraqitjeve”, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 15/05/2026 15/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?