KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi tregon datën për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike
Politikë

Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi tregon datën për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Kosova News
Kosova News 13:06 -12/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, pritet të mbahet të shtunën, më 16 maj.
Lajmin e ka bërë të ditur për Ekonomia Online.

zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se kjo datë është caktuar nga KQZ me miratimin e planit të të gjitha aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

“Tërheqja e shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor, është planifikuar të zhvillohet më 16 maj”, tha Elezi.

Tërheqja e numrave për renditje në fletëvotim, pritet të bëhet nga 27 subjekte politike.

“Pas periudhës zgjedhore për njoftim të pjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike dhe për formim të koalicioneve (1 – 7 maj), si dhe periudhës për aplikim për certifikim nga subjektet e reja politike (2 – 10 maj), numri i përgjithshëm i subjekteve politike që mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme, është: 27, prej tyre 22 parti politike; 3 koalicione; 1 nismë qytetare; dhe 1 kandidat i pavarur”, tha Elezi.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, e cila do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, nuk do të fillojë menjëherë pas tërheqjes së shortit për numrat rendorë në fletëvotim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar të fillojë më 28 maj dhe të përfundojë në orën 06:59 të mëngjesit të datës 7 qershor 2026”, tregoi ai

Gjithashtu lexoni:

Deputetja britanike: Serbia i ka mbështetur personat që e kryen sulmin në Banjskë

Abdixhiku u reagon Muhaxherit dhe Ahmetit: Si nuk u ngopën kurrë?!

Edhe dega e LDK-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit

Gola: Serbia vazhdon të mbrojë terroristin Milan Radoiçiq

Kosova News 12/05/2026 12/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në Zahaq të Pejës, vetura godet një këmbësor
22:59 -23/06/2026
Deputetja britanike: Serbia i ka mbështetur personat që e kryen sulmin në Banjskë
22:49 -23/06/2026
Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez
22:26 -23/06/2026
Ronaldo, futbollisti i vetëm që ka shënuar në gjashtë Botërorë
21:26 -23/06/2026
Abdixhiku u reagon Muhaxherit dhe Ahmetit: Si nuk u ngopën kurrë?!
20:51 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?