KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim
Politikë

Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Kosova News
Kosova News 14:06 -11/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ka theksuar se problemi më i madh është goditja në mirëbesim që i është bërë Kosovës nga ana e Serbisë.

Ai e ka fajësuar Serbinë për siç ka thënë goditje në integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës

Sulmet e tilla si ai i Banjskes dhe sulmet në kanalin e Iber-Lepencit, të gjitha tregojnë se involvimi i Serbisë në këto dy sulme është i drejtpërdrejtë. Relacionet që i kanë pasur këto grupe me institucionet e Serbisë është i drejtpërdrejtë. Prandaj si mund të ulemi ne me një palë e cila derisa ne ulemi në tavolinën e dialogut, ata prapa shpinës organizojnë aksione të cilat e godasin Kosovën në integritetin territorial dhe sovranitetin e saj”, është shprehur Konjufca

I pyetur për deklaratat e Përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, se takimet e nivelit të lartë në dialog po shtyhen për shkak të cikleve të shpeshta zgjedhore në Kosovë, Konjufca ka thënë se kjo nuk po bëhet për faj të Kosovës.

- Reklamë -

“Kjo nuk është me fajin tonë. Edhe zgjedhjet në Kosovë duhet t’i kuptojnë nga një aspekt i demokracisë, edhe i kapaciteteve tona shtetërore që kanë kërkuar kohë të gjatë të ndërtohen, ashtu që sistemi politik dhe demokracia të mund t’i absorbojë edhe krizat politike. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo Kosovën e ngadalëson sepse bëhet edhe një dëm sa i përket sekuencimit të implementimit të planit të rritjes që e ka Kosova. Ne e kemi miratuar por në mënyrën se si do të zbatohet dhe obligimet financiare që BE-ja i zbaton në kuadër të këtij plani, ky plan dëmtohet”, ka thënë ai në një deklarim për media pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të kryesuar nga Kallas.

Konjufca është shprehur skeptik që do të ketë lëvizje pozitive në mbajtjen e takimeve në kuadër të dialogut me Serbinë, duke shtuar se Kosova është në një proces zgjedhor, e edhe Serbia do ta mbajë një të tillë në fund të vitit.

Ka shtuar se mbetet të shihet në vitin 2027 se si do të zhvillohen gjërat. “Zonja Kallas dhe të gjitha shtetet u shprehen të gatshme të kontribuojnë në ndërtimin e këtij besimi, por Kosova është në cikël zgjedhor edhe Serbia nga fundi i vitit i ka zgjedhjet. Unë nuk pres shumë nga ky dimension së shpejti. Të shohim në vitin 2027 se si do të zhvillohen gjërat. Por nuk pres ndonjë iniciativë në këto muajt e këtij viti”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mirë sa i përket integrimeve evropiane.

Konjufca ka theksuar se gjithmonë kanë deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë i kompletuar si projekt i integrimit në Bashkimin Evropian, pa e marrë Kosova statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

“Unë u bëra thirrja të gjitha shteteve dhe Kallasit që të konsiderohet ky hap sa më shpejt që të jetë e mundshme. Ne kemi nevojë që të hapen negociatat për anëtarësim në BE dhe në të njëjtën kohë paraqita edhe sfidat kryesore të sigurisë sa i përket Ballkanit Perëndimor. Theksova që për Kosovën kërcënimi më i madh janë politikat e shtetit serb. Po ashtu ua bëra të ditur se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe përfshirja e saj e drejtpërdrejt ose për mes grupeve si ai në Banjskë, po ashtu edhe financimit të disa prej strukturave janë kërcënim për Kosovën. Në të njëjtën kohë bëra të ditur se një ndikim rus vërehet se vjen në Ballkanin Perëndimor përmes Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca duke folur për fondet evropiane nga marrëveshjet ndërkombëtare, ka thënë se ato të cilat varen nga vendimet në Kuvend, do të humbin, kurse ato që varen nga Qeveria do të ecin përpara, duke shtuar se Kosova ka Qeveri funksionale.
“Një pjesë e atyre që mund t’i bëjmë së bashku si përkrahje financiare nuk kanë nevojë për Kuvendin, por disa janë të lidhura drejtpërdrejtë me funksionalizimin e Kuvendit. Ne nuk kemi Kuvend për momentin. Për të gjitha ato pjesë që parashihet plani i rritjes që të ketë një marrëveshje ndërkombëtare apo ofrohet si formë e kredive që mundësohen  si fonde drejtpërdrejtë nga BE-ja dhe që është e domosdoshme marrja e vendimeve në Kuvend, këto do t’i humbim. E këto që janë të lidhura si marrëveshje qeveritare me BE-në, ne e kemi qeverinë është funksionale në çdo aspekt, dhe këto do të ndodhin , por një pjesë e dëmit do të ndodhë sepse ne po detyrohemi të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat kanë qenë plotësisht të shmangshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Kosova News 11/05/2026 11/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?