Një vozitës i një automjeti të tipit Golf me targa vendore është identifikuar dhe gjobitur nga Policia e Kosovës pasi kishte kryer një tejkalim të rrezikshëm në komunikacion.
Sipas njoftimit, ngjarja kishte ndodhur më 3 maj 2025, kur vozitësi, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor nr. 08/L-186, kishte realizuar një tejkalim të parregullt duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të publikuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.
Pas pranimit të pamjeve, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet operative për identifikimin e vozitësit. Si rezultat, ndaj tij është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë jetën e qytetarëve.


