KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë
Politikë

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Kosova News
Kosova News 13:11 -09/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar opozitën për bllokim të proceseve institucionale dhe veprim kundër interesave të vendit, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kurti tha se kundërshtarët politikë, sipas tij, synojnë ta eliminojnë politikisht atë dhe qeverisjen e tij, duke përdorur edhe hapësirat mediatike.

“Kuptohet për mua refuzojnë gjithmonë, nuk duan të më shohin me sy e dalin në televizionet e tyre për të thënë se si unë u dashka të eliminohem me çdo mjet. Refuzuan votimin, siç e dini, edhe për 1.1 miliard euro marrëveshje ndërkombëtare dhe e çuan vendin në ato zgjedhjet e kaluara. Refuzuan buxhetin, refuzuan rritjen e pensioneve, desh na i humbën dhjetëra milionë të mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare, përveç atyre mbi 100 milionë për energji. Bindja ime e fuqishme është se qëndrimet e tyre vijnë nga frika. Frika e tyre nga fitorja jonë është më e madhe se dashuria e tyre për vendin. Më të madhe e kanë frikën dhe urrejtjen ndaj nesh sesa atë dashurinë për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ai tha se kundërshtimi politik lidhet me refuzimin e marrëveshjeve dhe posteve që, sipas tij, përfshinin interesa të ngushta.

“Vetëm e vetëm se nuk pranuam pazaret e oligarkëve, ndarjen e terminaleve doganore dhe postet e ambasadorëve. Ata u bashkuan të gjithë kundër nesh: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe. Jo për ta ndërtuar shtetin, por për ta rikthyer atë në burim privat pasurie”,u shpreh Kurti.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë përpara pavarësisht kundërshtimeve politike.

“Përballë këtij fronti të errësirës, ne me dritën e Naimit apo edhe me dritën e Sokratit i themi popullit: nuk ka kthim prapa, ka vetëm ecje përpara”.

Ai u kundërpërgjigj edhe kritikave për izolim ndërkombëtar, duke thënë se Kosova është më e pranishme se kurrë në skenën globale.

“I keni dëgjuar panumër herë teksa thonë: ‘Kurti po e izolon Kosovën’. Unë u përgjigjem: Kosova kurrë nuk ka qenë më e pranishme dhe më e mirëpritur në kancelaritë e botës sesa tani. Të përfaqësuar me dinjitet në nivelin më të lartë, teksa jemi në udhë të mbarë madje edhe me vendet mosnjohëse për njohje të reja, por edhe për integrimet evropiane e euroatlantike”, thekson ai.

Ai shtoi se izolimi i vetëm është nga dukuritë negative si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Nëse vërtet doni të gjeni ndonjë izolim, po, jemi të izoluar nga korrupsioni. Jemi të izoluar nga pazarllëqet e natës, po. Jemi të izoluar nga krimi i organizuar, po. Por jemi të hapur ndaj vlerave, jemi të hapur ndaj dinjitetit, jemi të hapur për punë dhe për bashkëpunim”, thotë Kurti.

Kurti tha se opozita ka penguar edhe proceset për zgjedhjen e Presidentit, duke e quajtur sjelljen e saj “bllokim të vazhdueshëm”

“E edhe nga opozita kërkuam bashkëpunim për Presidentin, por ata nuk na e ofruan asnjë emër. Apo edhe kur flisnin për ndonjë emër, nuk i ofruan asnjë nënshkrim. Hapjes sonë ata iu përgjigjën me bllokim e vetëm me bllokim. Prandaj edhe quhen ‘blloku opozitar’”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Konjufca nga Forumi i Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë

Vuçiq: Edhe disa javë do të jem president, pastaj do të jap dorëheqje

KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor

Propozimi i parë nga opozita: Aleanca e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Kosova News 09/05/2026 09/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
22:02 -27/06/2026
Konjufca nga Forumi i Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë
21:59 -27/06/2026
James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje
21:19 -27/06/2026
Vuçiq: Edhe disa javë do të jem president, pastaj do të jap dorëheqje
20:21 -27/06/2026
Xhaka drejt Chelsea
19:41 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?