KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët gjobitën vetëm me nga 5 mijë euro nga Gjykata e Prizrenit
Siguri

Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët gjobitën vetëm me nga 5 mijë euro nga Gjykata e Prizrenit

Kosova News
Kosova News 13:57 -08/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, Arlind Dakaj dhe Mirsat Hajredini janë gjobitur vetëm me nga 5 mijë europër kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”.

Gjykata Themelore në Prizren, në seancën e 7 prillit, ka marrë aktgjykim ndaj tyre duke shqiptuar dënim me 6 muaj burgim, i cili është zëvendësuar me gjobë me kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Dënimi ndaj tyre rezulton të jetë nën minimumin e paraparë me ligj.

Bazuar në përgjigjen e gjykatës, rezulton se dënimi është bazuar në nenin 186 të kodit penal të Kosovës, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1, i cili parasheh dënim me burgim nga 1 deri në tetë vjet.

APROVOHET kërkesa e mbrojtësve të të akuzuarve Dibran Hoxhaj av. Avni Berisha, Arlind Dakaj av. Driton Shehu dhe Mirsad Hajredini av. Klodian Krasniqi, në kuptim të nenit 44 të KPRK-së, që dënimi me burgim t’u zëvendësohet me GJOBË, ashtu që gjykata, dënimin me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh për secilin të akuzuar veç e veç, e ka zëvendësuar me GJOBË në shumën prej 5,000 (pesëmijë) eurosh, për secilin të akuzuar veç e veç, të cilën gjobë do ta paguajnë në afat prej 15-ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për “Betimin për Drejtësi”.

Mirëpo, duke qenë se të njëjtit kanë qëndruar në paraburgim nga 19 qershori 2018 deri më 23 korrik 2018, atëherë do të paguajnë nga 4,260 euro.

Në aktakuzën e ngritur ndaj tyre nga Prokuroria Themelore në Prizren thuhet se më 15 qershor 2018, Hoxha, Dakaj e Hajredini i kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Hulusi Badallaj.

Badallaj thuhet se, pas mosmarrëveshjes me të dyshuarit, kishte shkuar për ta paraqitur rastin në stacion policor dhe, duke u kthyer, të njëjtit i kishin ndërprerë rrugën.

Të njëjtit i kishin shkaktuar tronditje në tru dhe shtatë plagë në trup nga përdorimi i mjeteve të forta.

“Ai sulmohet në pjesë të ndryshme të trupit nga ana e të akuzuarve dhe me grushta dhe shufra metalike ndërsa i akuzuari merr briskun në veturën e të dëmtuarit dhe ia jep të akuzuarit, i cili brisk e godet në krahun e majtë dhe në këmbë të dëmtuarin me c’rast shkaktojnë lëndime të rënda trupore ndrydhje të indeve të buta të kokës, me plagë shqyese në kokë të shoqëruar me tronditje trunore dhe me 7 plagë në trup, të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fort si dhe plagë prerëse në regjionin e supit të majtë i shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të prehtë të përshkruar si në ekspertizën mjekësor”, thuhet në aktakuzë.

Ndryshe, për Kobrën “Betimi për Drejtësi” ka raportuar në vazhdimësi se shteti është duke dështuar duke shqiptuar dënime të “buta” ndaj tij.

Ndërsa, ai është dënuar edhe me 24 vjet burgim lidhur me vrasjen e 31 vjecarit te lokali “Kobra City”. 

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 08/05/2026 08/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?