KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Del para Apelit në Pejë polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja
Siguri

Del para Apelit në Pejë polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Kosova News
Kosova News 13:47 -07/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën e Apelit të enjten është mbajtur seanca në rastin ku ish-zyrtari policor Argjend Kastrati është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 4 vjet burgim për aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj. Pala e dëmtuar kërkoi t’i ashpërsohet dënimi, ndërkaq mbrojtja zbutje të dënimit.

Seanca u mbajt para kolegjit të Apelit i përbërë nga Mehmet Ndrecaj- kreytar i kolegjit, Abdullah Ahmeti- gjyqtar referues dhe Ferit Osmani-anëtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Ahmeti njoftoi se kundër vendimit të Themelores, ankesë kanë parashtruar pala e dëmtuar me përfaqësueses avokatin Milot Neziraj. Ankesa u parashtrua për shkak të vendimit mbi dënimin.
Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarit Kastrati, avokatja Majlinda Sadikaj ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Themelores për të gjitha bazat ankimore, me propozimin për ndyshimin e dënimit nga Apeli.
Prokuroria e Apelit, ka propozuar aprovimin e ankesës së palës së dëmtuar, ndërsa të akuzuarit Kastrati t’i shqiptohet dënim më i lartë, si dhe të refuzohet ankesa e të akuzuarit.

Në seancë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Neziraj deklaroi se në këtë rast Themelorja ka mbivlerësuar rrethanat lehtësuese në raport me pasojen fatale të shkaktuara. Ai kërkoi nga Kolegji i Apelit të aprovojë ankesën dhe të akuzuarit Kastrati t’i shqiptojë dënim më të lartë.

Ndërsa, avokatja Sadikaj deklaroi se si mbrojtje mbesin pranë ankesës së ushtruar, duke theksuar se dënimi prej 4 vitesh burgim është tepër i lartë dhe nuk përkon me rrethanat e këtij rasti. Propozoi ndryshimin e vendimit të Themelores që ndaj të mbrojturit të saj të shqiptohet dënim më i butë

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 07/05/2026 07/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?