KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushkën me penën
Siguri

Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushkën me penën

Kosova News
Kosova News 13:06 -07/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ish-deputetë të Kuvendit, ka nderuar sot figurën e dëshmorit Bahri Fazliu. Gjatë homazheve, Kurti vlerësoi lart kontributin e Fazliut si një personalitet i shumanshëm që i dha peshë luftës për liri.

“Bashkë me kolegët nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës, me zyrtarë të shtetit e me aktivistë të lëvizjes, me Fadil Fazliun, vëllaun e Bahriut dhe Fahriut, jemi këtu tek varri ku prehet i qetë Bahri Fazliu, i cili ishte luftëtar edhe para luftës çlirimtare”, tha Kurti.

Ai tutje tha se Bahri Fazliu përfaqëson një profil unik për kombin shqiptar, duke ndërthurur pushkën me penën:

“Kombi shqiptar ka Bahri Fazliun, një luftëtar jo vetëm të orëve të para të përpjekjeve tona çlirimtare, por tek ai e gjejmë edhe shembullin e një intelektuali të ri, e një kritiku të angazhuar, e një poeti romantik, e një drejtuesi të gazetës, dhe gjithashtu e një organizatori e ideatori njëkohësisht të strategjisë çlirimtare përmes organizimit të popullit”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri në detyrë u ndal edhe te simbolika e vendprehjes së dëshmorit, i cili gjendet i rrethuar nga njerëzit e tij më të afërt të idealit:
“Bahri Fazliu sot prehet këtu në Prishtinë, ndërmjet dy personaliteteve të tjera të cilët i kishte gjithmonë pranë. Në të djathtë të tij është dëshmori i popullit shqiptar, Fahri Fazliu, i cili më pak se një dekadë para Bahriut, në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe, ra heroikisht bashkë me Afrim Zhitinë. Ndërkaq në të majtë të tij është shoku i tij i pandashëm Agron Rrahmani. Dhe këtë përparësi që e kishte Bahri Fazliu e maksimizoi duke organizuar rininë shqiptare deri në ditën e 7 majit të vitit 1998, kur ra heroikisht në betejë në Bogiqe, në kufirin ndërmjet Kosovës, Shqipërisë edhe Malit të Zi, me forcat ushtarake të Serbisë, pra më shumë se një vit para çlirimit të Kosovës”, nënvizoi Kurti.

Kryeministri në detyrë inkurajoi qytetarët që ta njohin dëshmorin jo vetëm përmes historisë, por edhe përmes krijimtarisë së tij të pasur:

“Për Bahri Fazliun mund të mësojmë jo vetëm duke e lexuar jetëshkrimin e tij nga historianët dhe bashkëluftëtarët, por gjithashtu duke e lexuar edhe atë drejtpërdrejt, meqenëse ka lënë një thesar të madh të shkrimeve, të analizave të mprehta, por gjithashtu edhe të poezive të cilat sa janë të bukura aq janë edhe frymëzuese. Lavdi Bahri Fazliut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 07/05/2026 07/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?