Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë.
Në këtë ngjarje marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.


