KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja e konfirmon shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, as 20 korriku nuk nënkupton datën finale
Siguri

Specialja e konfirmon shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, as 20 korriku nuk nënkupton datën finale

Kosova News
Kosova News 11:11 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë vendim për të zgjatur afatin për shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen atje për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lajmin për këtë, e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Speciales, Angela Griep e cila ka me këtë rast ka deklaruar po ashtu se 20 korriku nuk nënkupton se në atë kohë do të shpallet aktgjykimi dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër.

Angela Griep theksoi gjithashtu se paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik, “për shkak të kompleksitetit të rastit”.

“Trupi Gjykues ka nxjerrë një vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026. Paneli konstatoi se rrethanat e çështjes kërkojnë kohë shtesë, duke përmendur vëllimin e provave dhe kompleksitetin e procedurave. Kjo datë nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm data e afatit të zgjatur”, ka thënë Griep.

Zëdhënësja e Speciales, Angel Griep në përgjigjen e saj nuk e ka mohuar që kjo çështje edhe mund të zgjatet përsëri.

“Paneli shtoi se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të jetë absolutisht e nevojshme, do të nxjerrë një urdhër përkatës në kohën e duhur”, ka thënë Griep.

Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, ish-president; Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarë; dhe Rexhep Selimit, ish-deputet, përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej të merrej më 19 maj, pra këtë muaj.

Shtyrja e këtij aktgjykimi është kritikuar ashpër nga Partia Demokratike e Kosovës, ish-deputetë të kësaj partie dhe anëtarë të OVL-UÇK-së.

PDK e ka quajtur të pajustifikueshme dhe një dëshmi e radhës të këtij procesi të stërzgjatur që e ka humbur kuptimin e drejtësisë, transmeton lajmi.net.

“PDK i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në lidhje me këtë, dje ka reaguar edhe ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Ai ka thënë se kjo e dëshmon se kjo Gjykatë është politike.

“Njëherë ia shtynë ardhjen te babai i sëmurë për shkak të zgjedhjeve. Tani thuhet që sërish shtyhet verdikti për shkak të zgjedhjeve! A po e shihni sa politike është kjo gjykatë?”, ka thënë ai.

Përveç tij, ka reaguar edhe ish-deputeti Mërgim Lushtaku.

Për Gjykatën në Hagë, ai ka thënë se është politike dhe e padrejtësisë.

“Kjo nuk duket si një vonesë e zakonshme procedurale, por lë vend për dyshime të forta për ndërhyrje dhe shtyrje të qëllimshme. Kur drejtësia vonohet në këtë mënyrë, ajo nuk është më drejtësi, por padrejtësi”, ka shtuar Lushtaku.

Ai është shprehur i bindur se krerët e UÇK-së do të triumfojnë.

Në lidhje me këtë vendim, është shprehur edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas Gucatit, shtyrja e vendimit deri më 20 korrik nuk është gjë tjetër veçse një vendim politik dhe një padrejtësi që, sipas tij, rëndon mbi historinë e Kosovës.

Ai ka kritikuar procesin në Hagë, duke thënë se që nga fillimi nuk është parë transparencë, paanshmëri dhe drejtësi e vërtetë.

“Në vend të tyre, pamë vetëm montime dhe padrejtësi të veshura me petkun e ligjit. Po tentojnë të gjykojnë lirinë, por liria nuk mund të prangoset. ​Burrat e mëdhenj të kombit, që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë vetë dëshmia e sakrificës sonë për ekzistencë. ​Mund ta vonojnë, por kurrë nuk do ta mposhtin të vërtetën. Në fund, pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë mbi çdo intrigë e çdo gjykatë. ​Lavdi luftës së pastër të UÇK-së.”, ka shkruar Gucati.

Që të katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe u deklaruan përsëri të pafajshëm në deklaratat përmbyllëse në shkurt.

Prokurorët, ndërkohë, kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë kërkuar lirimin e tyre, duke argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara.

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023 dhe ata janë mbajtur në paraburgim në Hagë prej vitit 2020.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbanin përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e kanë mohuar fajësinë.

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?