KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu thirrje mërgatës: Regjistrohuni për të votuar
Politikë

Haxhiu thirrje mërgatës: Regjistrohuni për të votuar

Kosova News
Kosova News 09:57 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar sot me një videomesazh bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar ata të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 7 qershor.

Haxhiu vlerësoi lart kontributin e pandalshëm të diasporës, duke theksuar se ata e kanë mbajtur Kosovën afër në çdo rrethanë, pavarësisht largësisë apo sfidave historike.

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit ka nisur sot dhe do të jetë i hapur deri më datën 17 maj.
“Të dashur bashkatdhetarë, sot po ju drejtohem juve që për dekada keni mbajtur Kosovën afër; në punë, në shtëpi, në gjuhë, në kujtesë dhe në dinjitet.

Regjistrohuni për të votuar. Ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’ju mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë. Keni qenë zëri i Kosovës kudo në botë”, ka theksuar Haxhiu në mesazhin e saj drejtuar bashkatdhetarëve.
Ajo tutje i ka ftuar ata që të vazhdojnë kontributin për Republikën e Kosovës dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

“Regjistrohuni me kohë, ndihmoni njëri-tjetrin, flisni me familjarët, me miqtë, me të rinjtë që kanë lindur jashtë, por që Kosovën e kanë në zemër dhe në mendje”, ka shtuar Haxhiu.

Sipas procedurave të bëra publike nga KQZ, regjistrimi në afatin e paraparë është hapi i parë i domosdoshëm që mërgata duhet ta bëjë për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor.

Regjistrimi për të votuar mund të bëhet përmes platformës apo përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?