Një rast i mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës është raportuar në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitë përkatëse, me urdhër të prokurorit, kanë realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, një grua dhe një burrë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë si dhe dy karikatorë të zbrazët.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.


