Të dielën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht në zonat malore.
Temperaturat minimale do të sillen nga 13 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri 31 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Nga Instituti është thënë se Indeksi i UV do të jetë i lartë, dhe është udhëzuar të mos ketë kontakt direkt me diell nga ora 10 deri në ora 17, ose të mbahen masa mbrojtëse (kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë).


