KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Milanoviq: Marrëzira janë pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë
Rajon

Milanoviq: Marrëzira janë pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:50 -29/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka deklaruar se pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë janë “marrëzira”, duke theksuar se me njerëz që përhapin narrativa të tilla është vështirë të ndërtohen marrëdhënie normale dhe miqësore.

“Kroacia askënd nuk e sheh si armik, dhe shpresoj që as ne askush nuk na sheh seriozisht si armik, përveç atyre që flasin marrëzira se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë. Me njerëz të tillë është vështirë të punohet dhe të ndërtohen marrëdhënie normale e miqësore, të cilat i synojmë”, tha Millanoviq në fjalimin e tij me rastin e shënimit të 35-vjetorit të themelimit të Brigadës së Tretë Gardiste të Ushtrisë Kroate “Kune”, raporton Klankosova.tv.

Ai shtoi se Kroacia dëshiron të ndërtojë raporte paqësore dhe të qytetëruara me fqinjët, në dobi të ndërsjellë.

“Ne e dimë kush jemi, e dimë për çfarë jemi të aftë, e dimë se nuk kemi armiq dhe se duam të ndërtojmë marrëdhënie paqësore e të qytetëruara në dobi të ndërsjellë dhe të gjithanshme”, potencoi presidenti kroat.

Duke folur për marrëdhëniet rajonale, Millanoviq theksoi se në kohën kur bota po përballet me zhvillime të paparashikueshme, Kroacia duhet së pari të rregullojë çështjet e brendshme dhe më pas raportet me fqinjët.

“Kroacia duhet ta rregullojë shtëpinë e vet dhe të përpiqet t’i rregullojë marrëdhëniet me fqinjët, me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, si dhe statusin e popullit kroat në Bosnje e Hercegovinë”, u shpreh presidenti kroat, Zoran Millanoviq.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

KosovaNewss 29/04/2026 29/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?