KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U.d i Kryeprokurorit të Mitrovicës: Me tre prokurorë është e pamundur të përballohen seancat gjyqësore
Siguri

U.d i Kryeprokurorit të Mitrovicës: Me tre prokurorë është e pamundur të përballohen seancat gjyqësore

Kosova News
Kosova News 15:24 -29/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, ka deklaruar se mungesa e prokurorëve po ndikon drejtpërdrejt në përfaqësimin e lëndëve në gjykatë.

Rexha ka theksuar se gjatë vitit 2025 Prokuroria nuk ka qenë në situatë të favorshme në raport me gjykatën, për shkak të dallimit në numër mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Vitin 2025 nuk kemi qenë në situatë mirë në raport me gjykatën se numri i gjyqtarëve është më i madh në krahasim me numrin e prokurorëve. Kështu që në këtë aspekt edhe ne nganjëherë ju kemi bë pengesë për me mund me i zhvillu seancat gjyqësore”, ka thënë Rexha.

Ai ka bërë të ditur se në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatë funksionojnë katër deri në pesë gjyqtarë, ndërsa në Prokurori janë vetëm tre prokurorë.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda i kemi veç tre prokurorë. Mirëpo ,është për t’u theksu se para disa ditësh kam pranuar një e-mail nga kryetari i Gjykatës, me të cilën më informon se nga data 1 për 2026 do t’i ketë tre gjyqtarë në Deepartamentin e Krimeve të Rënda, që nënkupton se numri i përgjithshëm i tyre duhet me qenë shtatë apo tetë në raport me numrin e tre prokurorëve”, ka deklaruar ai.

Sipas Rexhës, me këtë numër aktual të prokurorëve është e pamundur të përballohet përfaqësimi i lëndëve brenda një kohe të arsyeshme.

“Tash me këtë numër sa ne e kemi në Departament të Krimeve të Rënda është e pamundur që të mund t’ju dalim në kohë të arsyeshme në përfaqësim të tyre në seancat gjyqësore. Mirëpo ne do të bëjmë përpjekje për aq sa kemi mundësi. Po kjo është e pamundur që me tre prokurorë t’i përmbyllin shqyrtimet gjyqësore për aq sa paraqitet nevoja prej gjykatës”, ka theksuar ai.

Rexha ka pranuar gjithashtu se shpesh ndodh që një prokuror të ftohet në disa seanca në të njëjtën kohë.

“Është e vërtetë ajo. Ne kemi këtu raste të shpeshta, mirëpo unë ashtu ju kam thënë prokurorëve të mi se mjafton që të marrim procesverbalin, të kemi një arsye dhe të arsyetohemi para gjyqtarit, sepse nuk mundem me u paraqit në një seancë gjyqësore për faktin se jemi zënë në një tjetër”, ka thënë ai./“Betimi për Drejtësi”

Gjithashtu lexoni:

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Kosova News 29/04/2026 29/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?