KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U tha se një organizatë ruse po shpërndan ndihma në Dragash, Cila është e vërteta?
Tjera

U tha se një organizatë ruse po shpërndan ndihma në Dragash, Cila është e vërteta?

Kosova News
Kosova News 20:35 -27/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditën e djeshme është hapur një debat ku thuhet se një organizatë Ruse, po vepron në komunën e Dragashit dhe po shpërndan ndihma te popullsia gorane.

Kështu ka bërë të ditur aktivisti goran Fatir Berzat, i cili ka thënë se ndihmat po shpërndahen pas orës 18:00.

Ka edhe organizata ruse që funksionon në atë rajon, humanitare në komunën e Dragashit, hala nuk e kemi konfirmu. Mas orës 18:00 zyra hapet dhe shpërndan ndihmë, germat e lokalit janë në gjuhën ruse, por deri tani nuk ka pas ndonjë reaksion nga zyrtarët kur kemi pyet se çka është e ku është. Ata punojnë pas orës 18:00 në mbrëmje, në atë pjesë është pak terr dhe nuk është mirë me lëvizë andej”, tha Berzati në emisionin  ‘Frontal’ në T7.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Dragashit Bexhet Xheladini.

AI ka thënë se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi, dhe gjatë takimit të fundit me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk janë vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla.

‘’Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi. Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit.”, ka thënë Xheladini.

Këtij debati i është bashkuar edhe asambleisti nga komuniteti goran në Kuvendin Komunal të Dragashit, Nedzmidin Sejdilar.

Ai ka thënë se deklarata e Fatir Berzatit se një organizatë Ruse po shpërndan ndihma te popullsia gorane në Dragash, është një trillim nga një individ i cili nuk ka peshë publike, dhe ka kërkuar nga televizioni T7 ti kërkoj falje popullit goran.

‘’Kam vënë re në rrjetet sociale trillimet e të ashtuquajturit aktivist të vetëshpallur goran, i cili pretendon se ka zyra ruse në Gorë që gjoja punojnë në “errësirë” pas orës 18:00.

Pres që ju si televizion serioz t’i kërkoni urgjentisht falje popullit tim, gjegjësisht gjithë komunitetit goran, si dhe t’i shpjegoni gjithë publikut kosovar se ishte një trill i thjeshtë i një individi që nuk ka absolutisht asnjë peshë publike.’’, ka thënë Sejdilar për tvOpoja.

Ai ka bërë akuza të rënda ndaj televizionit T7, duke thënë se me këto gënjeshtra po mohohet  liria e lëvizjes e një komuniteti dhe po promovohet gjuha e urrejtjes përmes deklaratave të mjegullt, të rreme dhe të turpshme dhe titujve pompozë.

‘’Është e paimagjinueshme që të sillni në emision dikë që do t’ju rrisë në mënyrë të papërshtatshme vlerësimet me trillimet e tij pa menduar se me këto gënjeshtra po i mohoni lirinë e lëvizjes së një komuniteti që është Kategoria Kushtetuese në Kosovë.

Është e papranueshme që ju etiketoni një komunitet për hir të shikueshmërisë dhe promovoni gjuhën e urrejtjes përmes transmetimit të deklaratave të mjegullt, të rreme dhe të turpshme dhe titujve pompozë.

Sot, kompania juaj mediatike mohoi me vetëdije lirinë e lëvizjes së një komuniteti dhe kështu kërcënoi sigurinë e tij. Ky është një skandal që mashtroi mbarë opinionin kosovar dhe më gjerë. Domethënë, dua të theksoj se pas të pavërtetave të tilla të turpshme, asnjë Goran nuk mund të thotë lirisht se është goran në Prishtinë, Pejë, K. Polje dhe shumë qytete të tjera të Kosovës pa u shqetësuar për sigurinë e tij.’’, ka shtuar Sejdilar.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 27/08/2022 27/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?