KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Bardiqi kërkon falje për mesazhin “po e zgjedhim karate”, e quan sarkazëm
Politikë

Deputeti Bardiqi kërkon falje për mesazhin “po e zgjedhim karate”, e quan sarkazëm

Kosova News
Kosova News 11:41 -28/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, është deklaruar për media lidhur me fotografinë që i është publikuar mbrëmë nga Ekonomia Online gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, e në të cilën shihet se i njëjti shkruan, “po e zgjedhim karate”, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar falje për këtë duke thënë se mesazhet private nuk janë për publikun.

Bardiqi e ka arsyetuar fjalën “karate”, duke thënë se derisa ka qenë në thonjëza ka qenë sarkazëm.

“Vendi është vendi i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun. Edhe ato mesazhe, siç e thashë, janë me sarkazëm. Pra, prej këtu i kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, për qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese, as asgjë”, ka deklaruar ai.

Bardiqi, ka shtuar se ka qenë bisedë mes miqsh.

“E keni parë që është në thonjëza, domethënë si një fjalë me sarkazëm e përdorur, e që thjesht nënkupton se edhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave. E dëgjuat edhe tash kryeparlamentarin, ushtruesin e detyrës së presidentit, e cila gjithashtu edhe një herë konfirmoi se vetëm një deputet ka kërkuar leje që mund të mungojë në seancë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një herë po e përmendi që thonjëzat janë ato që nuk mund ta konsideroni që është dhënë një epitet. Është bisedë mes miqsh edhe është me sarkazëm e përdorur, mirëpo nuk ka të bëjë me seriozitetin e procesit as me gjëra të tjera.

“Edhe pjesa në fund është “festa e gëzimit gjithmonë paqe”, që i bie se kanë qenë duke e anuluar një termin të paraplanifikuar për një festë të një miku, dy javë më parë së paku. Dhe thjesht i kam thënë se seancat e paplanifikuara zgjatin më shumë dhe se nuk mund të jemi pjesë e ahengut edhe ta ndajmë gëzimin me ta. Prandaj e keni parë në fund që i kam thënë “festa e gëzimit gjithmonë paqe”. Edhe ju nëse nuk e konsideroni që është cenim i privatësisë kjo, atëherë për besë nuk është në rregull kjo”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Dugolli takon kongresistin amerikan, diskutojnë për partneritetin

Gërvalla: Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK

Nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Basha rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për projektet infrastrukturore

Kosova News 28/04/2026 28/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja kryen sulme ndaj Iranit pas sulmit ndaj një anijeje mallrash
23:15 -26/06/2026
Dugolli takon kongresistin amerikan, diskutojnë për partneritetin
22:51 -26/06/2026
Arrin në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
21:37 -26/06/2026
Gërvalla: Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet
21:28 -26/06/2026
Zjarri përfshin një objekt në Vragoli të Fushë-Kosovës, shkaktohen dëme materiale
20:34 -26/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?