KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së
Siguri

Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 12:13 -27/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama ka njoftuar se së bashku me 40 ligjvënës të tjerë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Rama ka bërë me dije se deri më tani nuk është proceduar me dorëzimin zyrtar për shkak të paqartësive lidhur me mundësine e shpërndarjes së kuvendit.

“Në rast se kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i tij i plotë:

.
Të nderuar miq,
Unë, së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës.

Megjithatë, deri më tani nuk kemi proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të vepruar në përputhje me situatën institucionale.
Në rast se kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit.
Shpreh mirënjohjen time për të gjithë deputetët që kanë mbështetur këtë nismë të rëndësishme legjislative.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Kosova News 27/04/2026 27/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?