KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoffenheimi përgatit kontratat me rritje page për Avdullahun dhe Hajdarin
Sport

Hoffenheimi përgatit kontratat me rritje page për Avdullahun dhe Hajdarin

Kosova News
Kosova News 20:28 -22/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Futbollistët e Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, janë në prag të nënshkrimit të kontratave të reja me Hoffenheimin, ka raportuar të mërkurën mediumi i madh gjerman “Kicker”.

Dy lojtarët iu bashkuan Hoffenheimit verën e kaluar dhe aktualisht kanë kontrata deri në vitin 2029, por drejtori sportiv i klubit, Andreas Schicker, synon t’u ofrojë marrëveshje më afatgjata, të shoqëruara edhe me rritje të ndjeshme të pagave.

“Kjo është e pazakontë, pasi të dy iu bashkuan Hoffenheimit para fillimit të këtij edicioni. Nga njëra anë, mund të shihet si shpërblim për paraqitjet e mira të tyre deri më tani. Përveç zgjatjes së kontratave deri në vitin 2030, pritet edhe rritje e ndjeshme e pagave për të dy lojtarët. Nga ana tjetër, me këto vazhdime, Hoffenheimi po tregon se dëshiron ta ruajë boshtin e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruan “Kicker”.

Vlera e Avdullahut dhe Hajdarit ka shënuar rritje të madhe, si rezultat i paraqitjeve pozitive me klubin gjerman dhe Kosovën.

Avdullahu, i cilësuar për lojën e tij të fortë teknike dhe taktike, është bërë një nga pikat kryesore të mesfushës së ekipit që drejtohet nga Christian Ilzer. Sipas “Kicker”, interesimi nga klubet më të mëdha pritet të shtohet për mesfushorin 22-vjeçar, i cili u transferua nga Baseli për 8 milionë euro, ndërsa aktualisht vlerësohet rreth 25 milionë euro. Një vazhdim kontrate do ta bënte shumë më të vështirë një largim të tij këtë verë.

Nga Zvicra në Gjermani: Avdullahu e Hajdari “godasin” te Hoffenheimi, drejtori shumë i lumtur me prezencën e tyre

E njëjta vlen edhe për Hajdarin. Mbrojtësi me këmbën e majtë ka pasur rol të rëndësishëm dhe ka stabilizuar dukshëm repartin defensiv të Hoffenheimit. Ai u transferua nga Lugano për 5 milionë euro, ndërsa sipas vlerësimeve aktuale llogaritet rreth 20 milionë euro.

Sa i përket statistikave, Avdullahu ka regjistruar një asistim në 29 ndeshje të Bundesligës këtë edicion, ndërsa Hajdari ka një gol dhe një asistim në 26 ndeshje.

Në skuadrën e Hoffenheimit është edhe sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, por ai pritet të largohet në verë. Interesimi për të raportohet i madh, me Bayern Munich dhe Barcelonën që përmenden si dy prej klubeve të interesuara.

Hoffenheimi, ndërkohë, po zhvillon një kampanjë të suksesshme në Bundesligë dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në garat evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

Ronaldo, futbollisti i vetëm që ka shënuar në gjashtë Botërorë

Portugali – Uzbekistan, formacionet zyrtare

Mbappe pas fitores ndaj Irakut: Ndeshje e gjatë dhe e vështirë

Mediat botërore për Messin: ‘Mbreti i Botës’

Kosova News 22/04/2026 22/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Deficiti tregtar për maj 2026 shënon rritje prej 4,0% krahasuar me maj 2025
13:33 -24/06/2026
Haradinaj po thotë se pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”
13:32 -24/06/2026
Shefi i EULEX-it thotë se shtetet e BE-së janë gati ta rrezikojnë jetën e policëve të tyre për ta mbështetur Kosovën
13:12 -24/06/2026
Shfaqet rasti i parë me Ebola në Francë
12:57 -24/06/2026
Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave
12:34 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?