KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bonucci: Nevojitet revolucion te Italia, Guardiola trajner ideal
Sport

Bonucci: Nevojitet revolucion te Italia, Guardiola trajner ideal

Kosova News
Kosova News 21:19 -20/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka bërë thirrje për ndryshime të mëdha në futbollin italian pas dështimit të fundit për kualifikim në Kupën e Botës, duke sugjeruar edhe emrin e Pep Guardiola si trajner të mundshëm.

Bonucci ka thënë se nëse ekziston një dëshirë e vërtetë për të nisur nga e para, atëherë një emër si Guardiola do të sillte një rishikim të plotë të sistemit. “Është shumë e vështirë, por të ëndërrosh nuk kushton asgjë”, është shprehur ai.

Sipas tij, problemi kryesor i futbollit italian nuk është mungesa e talentit, por nevoja për rindërtim nga themelet dhe për më shumë guxim në mënyrën e lojës. Ai ka thënë se Italia tradicionalisht është mbështetur te mbrojtja, por tashmë ka lojtarë cilësorë që duhet të lejohen të shprehen në fushë.

Bonucci ka vlerësuar se skuadra aktuale ka më shumë talent teknik krahasuar me ekipin që fitoi Euro 2020, por i mungon lidershipi dhe personaliteti në ndeshjet vendimtare.

Ai ka përmendur disa nga lojtarët kryesorë që duhet të jenë baza e së ardhmes së Italisë, si Gianluigi Donnarumma, Sandro Tonali, Alessandro Bastoni, Riccardo Calafiori, Francesco Pio Esposito dhe Gianluca Scamacca.

Bonucci është shprehur se prioritet duhet të jetë përgatitja sa më e mirë fizike dhe mendore e këtyre lojtarëve, në mënyrë që Italia të rikthehet në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

Gjithashtu lexoni:

Ademi pret ambasadorin austriak, flasin për ndeshjet Kosovë–Austri

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Neymar zbulon arysen se pse “derdhi disa lot” në dhomën e zhveshjes

Xhaka starton për Zvicrën në ndeshjen ndaj Kanadasë

Infantino: Kupa e Botës 2026 është ngjarja më e suksesshme në histori

Kosova News 20/04/2026 20/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja kryen sulme ndaj Iranit pas sulmit ndaj një anijeje mallrash
23:15 -26/06/2026
Dugolli takon kongresistin amerikan, diskutojnë për partneritetin
22:51 -26/06/2026
Arrin në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
21:37 -26/06/2026
Gërvalla: Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet
21:28 -26/06/2026
Zjarri përfshin një objekt në Vragoli të Fushë-Kosovës, shkaktohen dëme materiale
20:34 -26/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?