KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha takim me Marta Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete
Rajon

Hoxha takim me Marta Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete

Kosova News
Kosova News 16:24 -20/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditën e sotme, Ministri për Evropën  dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Ministri Hoxha njoftoi se në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë.

Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.

Ministri i Jashtëm shtoi se në takim “diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.”

Hoxha nënvizoi se “harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjithë grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet tona të përditshme.”

Përgjatë takimit u theksua edhe rëndësia e një komunikimi të qartë mbi përfitimet dhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, me synim rritjen e mbështetjes publike dhe nxitjen e transparencës.

Nga ana e saj, Komisionerja Marta Kos vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave, duke rikonfirmuar se procesi i zgjerimit mbetet një proces i bazuar në meritë.

“Si gjithmonë, është kënaqësi e veçantë të zhvillosh një shkëmbim thelbësor me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Komisioneren tonë.

Duke u bazuar mbi një proces negocimi të avancuar dhe dinamik për Shqipërinë, theksuam rëndësinë e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë dhe fokus.

Është thënë shumë herë, por mbetet thelbësore: një proces zgjerimi i besueshëm dhe i bazuar në meritë kërkon vendime në kohën e duhur, që ruajnë besimin dhe e mbajnë procesin të parashikueshëm, efektiv dhe të orientuar drejt së ardhmes. Zgjedhja e Shqipërisë është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.

Diskutuam gjithashtu zbatimin e Axhendës së Reformave në kuadër të #PlanittëRritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.

Harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjitha grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet tona të përditshme.

Nënvizuam rolin kyç të një komunikimi të qartë dhe konsistent, si mbi përfitimet, ashtu edhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, thelbësor për rritjen e mbështetjes publike dhe për nxitjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjes”, ka shkruar ministri Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 20/04/2026 20/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?