KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha takon Gjuriqin në Antalia flasin për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc: Për Kosovën, kemi qëndrime thelbësisht të kundërta
Rajon

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha takon Gjuriqin në Antalia flasin për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc: Për Kosovën, kemi qëndrime thelbësisht të kundërta

Kosova News
Kosova News 19:56 -18/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili po qëndron në Antalya, ku po mbahet forumi diplomatik, ka njoftuar se ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Hoxha, përmes postimit të tij, ka thënë se, ai ka vlerësuar gatishmërinë e Serbisë e cila i është përgjigjur  pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.

‘’Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon’’, ka shkruar ai mes tjerash në postimin e tij.

Postimi:

Sot, u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Đurić, në kuadër të #ADF2026.

- Reklamë -

Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit, me qëllim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke njohur rëndësinë e tyre në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit rajonal. Në këtë drejtim, vlerësova gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.

Theksova domosdoshmërinë për të ruajtur, zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke shmangur retorikën e pajustifikuar dhe të panevojshme. Shqipëria ka zgjedhur të investojë në qartësinë e qëndrimeve të saj dhe në qëndrueshmërinë e politikës së jashtme, si dhe në kontaktet ndërmjet njerëzve dhe në kultivimin e një brezi të ri me një mendësi të fortë evropiane.

Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kosova News 18/04/2026 18/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?