Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë, pak para mesnatës, në kryeqytet.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se viktima u gjet në rrugën “Radovan Zogoviç”, rreth orës 23:30.
“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” ka thënë Pllana.
Njëherazi, zëdhënësi i policisë konfirmoi se po vijohet ndërmarrja e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


