KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, zbulohet vendimi që e solli Tehranin në tryezë
Botë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, zbulohet vendimi që e solli Tehranin në tryezë

Kosova News
Kosova News 21:51 -11/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dritat vazhdojnë të jenë të ndezura në Hotel “Serena”, vend ku po zhvillohen bisedimet historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me ndërmjetësimin e Pakistanit, raporton “Al Jazeera”. Ndonëse ora në Islamabad shënon 23:00 e mbrëmjes, dhe bisedimet kanë hyrë në orën e 6-të të tyre, delegacionet pritet të vijojnë negociatat edhe gjatë orëve të natës.

Sipas burimeve të afërta me delegacionin iranian, të cituara nga “Al Jazeera”, pjesëmarrja e Teheranit në tryezë erdhi pas një vendimi të SHBA-ve për lirimin e aseteve të ngrira iraniane. Ky hap raportohet të ketë qenë një nga kërkesat kryesore të Iranit në kuadër të një plani me disa pika negociuese.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për ndonjë marrëveshje mbi zhbllokimin e këtyre aseteve.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Zëvendëspresidenti JD Vance, i shoqëruar nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Në ekip bëjnë pjesë gjithashtu këshilltarë të lartë për sigurinë kombëtare dhe çështjet aziatike, çka tregon rëndësinë strategjike të këtyre bisedimeve.

- Reklamë -

Nga ana tjetër, Irani ka dërguar një delegacion prej 71 personash, të përbërë nga negociatorë, ekspertë teknikë, përfaqësues mediatikë dhe personel sigurie.

Sipas raportimeve të fundit, negociatat në Islamabad konsiderohen historike dhe mund të zgjasin disa ditë, për shkak të dallimeve të thella mes palëve. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një postim në Truth Social se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

Luan Aliu: Përkrahja e qytetarëve po dëshmon besimin për vazhdimin e punëve të mira

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Kosova News 11/04/2026 11/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?