KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Kushtetuta është baza juridike e institucioneve tona
Politikë

Kryeministri Kurti: Kushtetuta është baza juridike e institucioneve tona

Kosova News
Kosova News 18:16 -09/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Kushtetutës ka theksuar rëndësinë e aktit më të lartë juridik në vend, duke e cilësuar atë si bazë të funksionimit demokratik dhe garantuese të të drejtave të qytetarëve.

“Sot, në Ditën e Kushtetutës, rikujtojmë aktin themeltar që normon vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve për një shtet të pavarur e të lirë, demokratik dhe të barabartë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka nënvizuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përbën bazën juridike të institucioneve dhe garanton funksionimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik, në frymën e sovranitetit shtetëror.

Sipas tij, Kushtetuta orienton vendimmarrjen politike dhe përcakton standardet e veprimeve, duke kërkuar përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë bartësit e përgjegjësive zyrtare.

- Reklamë -

“Në çdo rrethanë, ajo kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë mekanizmat dhe bartësit e përgjegjësive zyrtare, që në ushtrimin e mandatit të tyre të qëndrojnë me integritet, të sillen me maturi dhe të tregojnë besnikëri ndaj kushtetutshmërisë”, është shprehur ai.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e institucioneve të sistemit në interpretimin e normës kushtetuese dhe në ruajtjen e ekuilibrave të pushteteve, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me besimin e qytetarëve.

Në fund, ai ka riafirmuar angazhimin për përgjegjësi të lartë shtetërore dhe qytetare, duke e cilësuar këtë si garanci për paqe, drejtësi dhe siguri, si dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Kosova News 09/04/2026 09/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?