KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet Projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ulet kostoja e shërbimeve të pagesave
Ekonomi

Miratohet Projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ulet kostoja e shërbimeve të pagesave

Kosova News
Kosova News 12:53 -08/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për buxhet në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për shërbimet e pagesave.

Për këtë projektligj në komision raportoi ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se me këtë projektligj ulen kostot e shërbimeve të pagesave bankare.

“Ky projektligj synon ngritjen e nivelit të sigurisë së shërbimeve të pagesave, nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit, përmirësimin e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve, si dhe uljen e kostove për shërbimet e pagesave të ofruara brenda vendit dhe për transferet ndërkufitare.

Ky projektligj përafron kornizën ligjore dhe rregullative me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian në fushën e pagesave. Si rezultat, ai ofron mundësinë për përfshirjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave (banka dhe jo-banka) në zonën e vetme të pagesave në euro, e njohur si SEPA (Single Euro Payments Area). Në këtë aspekt, projektligji paraqet bazën kryesore për plotësimin e kritereve për aplikim dhe pranim të vendit tonë në SEPA.

- Reklamë -

Projektligji ofron një kornizë të përshtatshme me specifika teknike për shërbimet e pagesave dhe aktivitetet e ndërlidhura brenda Kosovës, duke u harmonizuar me direktivat përkatëse të BE-së dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Përmes këtij projektligji, synohet transpozimi i plotë i direktivave relevante”, tha Murati

Ndërsa, kryetari i Komisionit për buxhet nga radhët e VV-së, Enver Haliti e pyeti ministrin për impaktin e këtij projektligji.

“Zoti ministër, sapo thatë që do të ulet edhe kostoja e transfereve ndërkombëtare sa i përket bizneseve që bëjnë transfere për pagesa të ndryshme ndërkombëtare. A mund të tregoni edhe njëherë se cili është impakti pas implementimit të këtij projektligji dhe fillimit të procedurave, të operacioneve pas standardizimit në SEPA”, tha Enver Haliti.

E, duke u përgjigjur ministri Murati, tha se me rastin e integrimit në SEPA, kostot e transfereve do të uleshin nga disa qindra euro (që janë aktualisht për shuma më të mëdha) në vetëm disa euro.

“Aktualisht, sipas vlerësimit në një studim që është bërë nga German Economic Team, pra një ekip me ekspertë gjermanë, përllogaritet që bizneset kosovare, por edhe familjet kosovare (përfshirë edhe diasporën), për momentin paguajnë rreth 58 milionë euro më tepër sesa që do të paguanin po të ishim të integruar në SEPA.

Përbërja e kësaj kostoje është afërsisht gjysmë për gjysmë: Bizneset paguajnë rreth 28-29 milionë euro më tepër sesa që duhet ndërkaq familjet dhe amvisëritë: paguajnë pjesën tjetër të mbetur.
Me rastin e integrimit në SEPA, kostot e transfereve do të uleshin nga disa qindra euro (që janë aktualisht për shuma më të mëdha) në vetëm disa euro. Kjo vlen për transferet ndërkombëtare me shtete si Zvicra, Gjermania apo vende të ngjashme që janë në të njëjtin sistem të integruar, por gjithashtu edhe me vendet e rajonit”, tha Murati para komisionit.

Gjithashtu lexoni:

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Ejup Ahmeti dhe Glauk Konjufca vizitojnë biznese në Lipjan, theksojnë rëndësinë e prodhimit dhe investimeve

Kosova News 08/04/2026 08/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?