KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet
Siguri

“Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet

Kosova News
Kosova News 14:00 -05/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

lu

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshëm dhe ta lirojë menjëherë klientin e tij, në versionin e dosjes përfundimtare gjyqësore, të dorëzuar fillimisht si konfidenciale më 19 janar 2026.

Së fundmi, më 27 mars, mbrojtja e Thaçit e dorëzoi “versionin e redaktuar publik të dosjes gjyqësore përfundimtare”, që është publikuar edhe nga gjykata.

Në konkluzionin e kësaj dosjeje, Misetic shkruan: “Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë THAÇI-n të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Misetic shkruan se “rezultati i vetëm i drejtë i këtij gjykimi është shpallja e pafajësisë së THAÇI-t për të gjitha pikat e aktakuzës”.

“Nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos të shqyrtojë çështjen e dënimit, THAÇI-t duhet t’i jepet lehtësim dënimi”, thuhet në dokument.

Avokati i Thaçit argumenton se “dënimi maksimal i mundshëm është 15 vjet”.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të lidhura nga Kushtetuta. Neni 33(2) i Kushtetutës përcakton: “Asnjë dënim për një vepër penale nuk duhet të tejkalojë dënimin e paraparë me ligj në kohën kur është kryer vepra penale.” Neni 33(4) përcakton: “Dënimet shqiptohen në përputhje me ligjin në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale, përveç nëse dënimet në një ligj të mëvonshëm të zbatueshëm janë më të favorshme për kryerësin.” Është e panevojshme të thuhet se, në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në dosjen përfundimtare gjyqësore të dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit.

Në rastin e Sali Mustafës, mbrojtja e Thaçit thotë se Trupi Gjykues i Apelit, i cili sugjeroi se Gjykata Speciale ka të drejtë të shqiptojë dënim më të madh sesa ai i paraparë nga e drejta vendore, “është qartazi gabim”.

“Asgjë në Ligj nuk mund të mbizotërojë mbi ndonjë dispozitë kushtetuese që bie në kundërshtim me të. Thënë thjesht, Kuvendi i Kosovës nuk kishte autoritet ligjor për ta miratuar Ligjin, apo çfarëdo ligji tjetër, që është jokushtetues”, thuhet në dokument.

Avokati i Thaçit, thotë në dosjen përfundimtare gjyqësore se Gjykata Speciale “është e ndaluar në mënyrë kushtetuese të shqiptojë një dënim më të madh se 15 vjet, edhe për krimet e së drejtës zakonore”.

“Së paku, Trupi Gjykues është i detyruar të marrë parasysh diapazonin e dënimeve në fuqi në kohën përkatëse dhe çdo diapazon tjetër më të mëvonshëm më të butë për veprën, të parashikuar nga ligjet e Kosovës, gjatë përcaktimit të dënimit që duhet t’i shqiptohet një personi të shpallur fajtor për një krim sipas së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 44(2)”, thuhet në dokument. Kjo, thotë mbrojtja e Thaçit, përfshin Kodin Penal të ish-Jugosllavisë.

“Rrjedhimisht, Trupi Gjykues duhet të marrë parasysh diapazonin e dënimit të zbatueshëm në kohën e kryerjes, prej 5 deri në 15 vjet,2240 i cili gjithashtu përbën diapazonin më të butë të dënimit në krahasim me versionet e mëvonshme të Kodit Penal të Kosovës. Trupi Gjykues duhet gjithashtu të marrë parasysh jurisprudencën e Kosovës bashkëkohore me veprën ose që lidhet me të njëjtën vepër dhe konflikt të armatosur, gjatë përcaktimit të dënimit të tij”, thuhet ndër tjerash në këtë dokument.

Misetic i kërkon Trupit Gjykues që “të marrë në konsideratë disa faktorë lehtësues”. Aty, ai thekson ndër tjerash se “nuk do të kishte Dhoma të Specializuara të Kosovës, dhe as Zyrë të Prokurorit të Specializuar, po të mos ishin përpjekjet e THAÇI-t”.

Avokati përmend edhe dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020 dhe dorëzimin e tij vullnetar në Gjykatën Speciale.

“Së treti, edhe gjatë kohës sa ishte Kreu i Shtetit, THAÇI dha intervista të plota për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në disa raste, duke dëshmuar bashkëpunim të mëtejshëm me Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në dokument.

“Së katërti, Trupi Gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se THAÇI ka bërë deklarata të shumta në favor të bashkëjetesës paqësore të popujve dhe duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999, për çka ai ka marrë vlerësim nga shumë dëshmitarë në këtë gjykim. HILL dëshmoi se THAÇI nuk ishte lloji i personit që do të kryente dhunë ndaj të tjerëve,2250 ndërsa COVEY dëshmoi në mënyrë të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen përfundimtare të mbrojtjes.

Avokati thekson gjithashtu, ndër tjerash, se Thaçit “iu lejua lirimi i përkohshëm katër herë dhe në çdo rast respektoi urdhrat e Trupit Gjykues dhe shfaqi sjellje shembullore”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë dëgjuar më 9 shkurt në Gjykatën Speciale në Hagë kërkesën e Prokurorisë së Specializuar që secili prej tyre të përballet me një dënim të gjatë me burgim, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, në fillim të deklaratës përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 05/04/2026 05/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?