KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​”Ne i kemi borxh Vedatit” – Gazetari Alban Begolli reagon ashpër ndaj kritikëve të Muriqit
Sport

​”Ne i kemi borxh Vedatit” – Gazetari Alban Begolli reagon ashpër ndaj kritikëve të Muriqit

Kosova News
Kosova News 21:24 -04/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një reagim i fortë dhe emocional ka ardhur nga gazetari Alban Begolli, i cili përmes një postimi publik ka mbrojtur sulmuesin e Kosovës, , pas kritikave të fundit ndaj tij.

Begolli e ka cilësuar Muriqin si një figurë të rrallë të përkushtimit dhe sakrificës, duke rikujtuar rrugëtimin e tij të vështirë drejt suksesit.

Në reagimin e tij, gazetari shprehet se emocionet e shfaqura nga Muriqi janë dëshmi e dashurisë së madhe për vendin, duke nënvizuar se lotët e tij vijnë nga dëshira për të dhënë edhe më shumë për Kosovën.

​”Vedat Muriqi, ky trim që u rrit pa babë, ky djalë që doli nga ‘lloqi’ i Kosovës duke punuar si kamerier në qebaptore, arriti në majat e botës pa i kërkuar asgjë vendit të tij. Sot i dalin lotët nga shpirti, vetëm pse nuk mundi të jepte më shumë për atdheun.

Begolli më tej ka kritikuar ashpër të gjithë ata që vënë në dyshim përkushtimin e lojtarit, duke i cilësuar si të padrejtë dhe duke e quajtur të turpshme çdo akuzë ndaj tij.

“Në fakt, tradhtarë të mëdhenj të kombit janë kushdo që e akuzon për çfarëdo që të jetë. Është marre e turp i madh për këtë popull që dikush guxon ta vërë në dyshim atdhedashurinë e tij.”, ka shkruar ai.

Në fund, ai e përmbyll reagimin me vlerësime të larta për Muriqin, duke e quajtur atë një “luftëtar të madh” dhe “legjendë të vërtetë”, ndërsa shton se Kosova është me fat që ka një futbollist të tillë në përfaqësuese.

Reagimi i Plotë:

“PËR KOSOVËN, PËR KOSOVËN…” 🇽🇰😢

​Jo ai, por ne i kemi borxh Vedatit!

​Vedat Muriqi, ky trim që u rrit pa babë, ky djalë që doli nga “lloqi” i Kosovës duke punuar si kamarier në qebaptore, arriti në majat e botës pa i kërkuar asgjë vendit të tij.

Sot i dalin lotët nga shpirti, vetëm pse nuk mundi të jepte më shumë për atdheun.

​Në fakt, tradhtarë të mëdhenj të kombit janë kushdo që e akuzon për çfarëdo që të jetë. Është marre e turp i madh për këtë popull që dikush guxon ta vërë në dyshim atdhedashurinë e tij.

​Kosova është me fat që ka një lojtar si Vedat Muriqi!
​Një luftëtar i madh!
Një legjendë e vërtetë!

​#VedatMuriqi #Kosova #Muriqi

Gjithashtu lexoni:

Gashani dhe Haxhiu takojnë sportistët që po përfaqësojnë Kosovën në Taranto

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Kurti prezanton projektin e banimit social adekuat: 37 milionë € për 21 komuna

Qeveria thërret konferencë për media, flasin Pacolli e Hoti

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?