KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë vite presidente, partitë politike japin vlerësimet e tyre për punën e Vjosa Osmanit
Politikë

Pesë vite presidente, partitë politike japin vlerësimet e tyre për punën e Vjosa Osmanit

Kosova News
Kosova News 17:19 -04/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas pesë vitesh në krye të shtetit, Vjosa Osmani e përmbyll sot mandatin e saj si presidente e Kosovës. Puna e saj gjatë kësaj periudhe po vlerësohet nga këndvështrime të ndryshme nga partitë politike.

Përkundër që nuk e kandiduan sërish për një mandat të dytë, në LVV thonë se kanë vetëm fjalë “miradije” për Vjosa Osmanin, derisa nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë bashkëpunimi në nivele të tjera në të ardhmen. Edhe në LDK e vlerësojnë punën e Osmanit, sidomos në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, më kritik ndaj të parës së vendit janë në AAK, siç thonë pasi e para e vendit i ka shërbyer më shumë partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, e vlerëson angazhimin e Osmanit gjatë mandatit të saj, teksa shton se bashkëpunimi mbetet i hapur edhe në të ardhmen.

“Kemi pasur fjalë vetëm miradije për angazhimin dhe punën e zonjës Osmani… Normalisht nëse shkojmë në një garë zgjedhore do të kemi rikalibrim të skenës politike si rezultat i sovranit. Në këtë drejtim si LVV gjithmonë kemi qenë të hapur karshi partnerëve për bashkëpunim dhe dialog”, thotë ajo për KosovaPress.

Fjalë të mira për Osmanin thotë edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh nënkryetar i komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj.

Sipas tij, Osmani ka bërë një punë të mirë gjatë ushtrimit të detyrës së saj, veçanërisht në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.

Ai shton se kontributi i saj ka qenë i rëndësishëm edhe në ruajtjen e proceseve demokratike dhe në funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

Manaj thekson se LDK pret që pas përfundimit të mandatit, Osmani të ketë një bashkëpunim të ngushtë me këtë subjekt politik. Ai thekson se në rast se vendi shkon në zgjedhje, Osmani mund të jetë pjesë përbërëse dhe një ndër figurat udhëheqëse të listës së LDK-së.

“Ne e vlerësojmë punën e zonjës Osmani si presidente e Kosovës. Mendojmë se ka bërë punë të mira, sidomos në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Po ashtu edhe në ruajtjen e proceseve demokratike, por edhe funksionimin demokratik të institucioneve. Sa i përket bashkëpunimit, ne presim që pas përfundimit të mandatit të saj, zonja Osmani të ketë një bashkëpunim të ngushtë me LDK-në. Nëse vendi shkon në zgjedhje, ne mendojmë se zonja Osmani do të jetë pjesë përbërëse dhe prirëse e listës së LDK-së në këto zgjedhje”, thotë ai.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar Osmanin se gjatë pesë viteve në krye të vendit më shumë i ka shërbyer partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Më vjen keq me thënë, por edhe në deklaratën e saj të fundit ka thënë se edhe vet data e zgjedhjeve që ka qenë 28 dhjetori ka qenë e dakorduar prej Lëvizjes Vetëvendosje. E ka bërë atë datë për shkak të kërkesës së LVV-së… I ka bërë favore partisë në pushtet, prej të cilës edhe është zgjedhur presidente, ndërkaq mbetja peng e kryeprokurorit ka qenë e dakorduar me zotërin Kurtin”, thotë Kadrijaj.

Megjithatë, ajo shton se pas prishjes së raporteve të Osmanit me LVV-në dhe kryeministrin Albin Kurti, janë të hapur për bashkëpunim me Osmanin, varësisht se cila do të jetë qasja e saj.

“Varësisht se cila do të jetë qasja e Vjosa Osmanit. Ne kemi bashkëpunim të mirë me LDK-në, PDK-në dhe në të kaluarën kemi pasur edhe me LVV-në… Varësisht prej pozicioneve që kemi, pozitë apo opozitë, e kemi detyrimisht se duhet të bashkëpunojmë dhe sigurisht që do të kemi një bashkëpunim”, shton ajo.

Në Partinë Demokratike të Kosovës nuk u përgjigjën gjatë të shtunës për vlerësimin e tyre për punën e Vjosa Osmanit gjatë pesë viteve si presidente.

Po ashtu, edhe në zyrën e Osmanit nuk u përgjigjën për KP se cili do të jetë angazhimi i saj i ardhshëm.

Osmani më herët ka paralajmëruar rikthim në jetën politike të vendit pas përfundimit të mandatit si presidente.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.

Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 04/04/2026 04/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
14:11 -11/07/2026
Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret
14:09 -11/07/2026
Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?