KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku nis reformën në LDK, emëron tre zyrtarë në pozita të larta
Politikë

Abdixhiku nis reformën në LDK, emëron tre zyrtarë në pozita të larta

Kosova News
Kosova News 20:57 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për emërime të reja në disa nga pozitat më të rëndësishme organizative të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të brendshëm.

Sipas vendimit të bërë publik, Ilir Ferati emërohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për sigurimin e zbatimit të rregullt të vendimeve të organeve drejtuese të saj.

Ndërkohë, Sokol Haliti emërohet në detyrën e Sekretarit për Mërgatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për forcimin e lidhjes së partisë me mërgatën tonë, organizimin dhe përfshirjen e saj aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.

Po ashtu, Visar Azemi emërohet në detyrën e Sekretarit Organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për koordinimin e strukturave organizative të partisë dhe për forcimin e funksionimit të saj në të gjitha nivelet.

- Reklamë -

Abdixhiku falënderoi gjithashtu Imri Ahmeti për kontributin e tij si sekretar i deritanishëm i partisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij.

Këto emërime, sipas Abdixhikut, janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të LDK-së, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet edhe përbërja e re e Kryesisë së partisë.

Postimi i Plotë:

Në vijim të autorizimeve të marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në përputhje me orientimet e përcaktuara në Deklaratën Politike të miratuar nga Kuvendi i fundit i LDK-së, kam marrë vendim për emërimet në disa pozita të rëndësishme organizative të partisë. Në këtë kuadër,

  • Ilir Ferati emërohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për sigurimin e zbatimit të rregullt të vendimeve të organeve drejtuese të saj.
  • Sokol Haliti emërohet në detyrën e Sekretarit për Mërgatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për forcimin e lidhjes së partisë me mërgatën tonë, organizimin dhe përfshirjen e saj aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.
  • Visar Azemi emërohet në detyrën e Sekretarit Organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për koordinimin e strukturave organizative të partisë dhe për forcimin e funksionimit të saj në të gjitha nivelet.

Këto emërime janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me orientimet të përcaktuara nga Kuvendi i fundit i partisë.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për Imri Ahmetin, i cili deri në Kuvendin e fundit të LDK-së ka ushtruar me integritet dhe përkushtim detyrën e Sekretarit të partisë, duke dhënë një kontribut të çmuar në funksionimin institucional dhe organizativ të saj.

Së shpejti do të prezantoj edhe përbërjen e re të Kryesisë së LDK-së, si pjesë e procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të strukturave drejtuese të partisë.

Gjithashtu lexoni:

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?