KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEDS mohon manipulimet, por pranon devijime në matje – garanton kompensim deri në centin e fundit
Ekonomi

KEDS mohon manipulimet, por pranon devijime në matje – garanton kompensim deri në centin e fundit

Kosova News
Kosova News 18:06 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Të gjithë njehsorët elektrikë të vendosur nga KEDS-i masin energjinë elektrike saktë.

Ndërsa, në rast të çdo devijimi të mundshëm të gjithë qytetarët do të kompensohen.

Kështu, tha në një konferencë për media, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, e cila sqaroi edhe standardet dhe procedurat që garantojnë funksionimin e saktë të tyre, si dhe çështjen e kompensimit.

- Reklamë -

Dallaveraj tha se nuk është bërë manipulim me njehsorët elektrikë.

“Fillimisht, më lejoni t’ju siguroj që të gjithë njehsorët e vendosur nga KEDS e bëjnë matjen e energjisë elektrike me saktësi. Ky është elementi kyç për çdo faturim dhe nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Po ashtu, të gjithë njehsorët janë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe akteve ligjore e nënligjore të Republikës së Kosovës. Devijimet e vërejtura në kohë janë karakteristikë teknike e njohur e orës së njehsorëve elektrikë dhe nuk përfaqësojnë manipulim, siç është pretenduar. Kjo gjë është e sigurt dhe madje mund të vërtetohet. Koha e këtyre njehsorëve kontrollohet gjatë procesit të instalimit. Pas instalimit, saktësia e orës sigurohet në përputhje me standardin IEC 62054-21, i cili përcakton një saktësi prej 0.5 sekonda në ditë në kushte referuese të temperaturës (pra, në 23 gradë Celsius po flasim). Ndërsa në temperatura të ndryshme të mekanizmit të kohës, devijimi në vlerë absolute mundet me ndryshua“, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu potencoi se qytetarët që kanë pësuar dëme do të kompensohen, madje siç e quajti ajo deri në centin e fundit, shkruan Ekonomia Online transmeton Klankosova.tv.

“Edhe në këtë rast kur po flasim për këtë çështje që është ngritur, ju sigurojmë që KEDS gjithmonë ka vepruar në mënyrë të njëjtë dhe konsistente në të gjitha rastet e paraqitura edhe më herët. Nuk është që kjo gjë doli tani dhe po ndërmerren masa vetëm pas lajmeve të fundit; raste të izoluara ka pasur edhe më herët. Në këto raste, masat janë ndërmarrë si nga kërkesat e konsumatorëve, ashtu edhe në mënyrë proaktive nga vetë kompania, pa pasur nevojë për kërkesë paraprake. Në çdo rast kur është konstatuar një anomali, është bërë korrigjimi përkatës në faturën e konsumatorit, në përputhje me procedurat dhe rregullat në fuqi. Është e rëndësishme të theksohet se kohëzgjatja e tarifave mbetet gjithmonë e njëjtë. Nëse kalimi në tarifë fillon disa minuta më vonë, për të njëjtën vonesë edhe do të përfundojë. Pra, i bie që nëse fillon më vonë, përfundon më vonë, dhe nëse fillon më herët, do të përfundojë më herët. Me një fjalë, periudha totale e tarifës mbetet e pandryshuar. Është e rëndësishme të sqarohet se devijime të tilla mund të veprojnë edhe në drejtim të kundërt, duke rezultuar në dobi për disa konsumatorë, varësisht nga zhvendosja e kohës. Kjo e vërteton që është një tolerancë teknike e njehsorit dhe jo e qëllimshme siç është pretenduar. Patjetër që KEDS dhe KESCO nuk mund të përfitojnë financiarisht nga kjo situatë. Një gjë të tillë nuk e lejon as korniza rregullative, e cila vendoset në bazë të parimit të të hyrave të lejuara maksimale. Ne i sigurojmë të gjithë konsumatorët e prekur nga devijimet e mundshme që dalin jashtë normës teknike, se do të kompensohen në mënyrë të plotë, qoftë ajo edhe për centin e fundit”, tha ajo.

Zëdhënësja e KEDS-it u shpreh gjithashtu përmendi konferencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës pikërisht për këtë çështje, duke shtuar se janë thënë të pavërteta.

“Për më shumë, duam të sqarojmë që në konferencën për media të mbajtur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me datë 25 mars të këtij viti, për devijimin e lejuar janë thirrur në kodin POKO 006, i cili është kodi i transmetimit dhe jo kodi i distribucionit siç është thënë në atë konferencë. Pra, po ju sqarojmë edhe një herë: ai është kodi i transmetimit dhe nuk është kodi i distribucionit. Gjithashtu, kur është kontrolluar koha në njehsor, jo gjithmonë është kontrolluar regjistri i duhur që shfaq kohën e njehsorit në ekran. Para vendosjes së njehsorit të KEDS te konsumatori, njehsorët kalojnë nëpër disa etapa të vlerësimit dhe aprovimit nga institucione të veçanta. Para se KEDS të furnizohet me njehsorë, ai njehsor kalon procedurat e regjistrimit dhe certifikimit nga AMK (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë). Prodhuesit ofrojnë njehsorë të cilët paraprakisht janë të aprovuar sipas direktivës evropiane (Direktiva MID). Pra, krejt këto janë kritere të cilat duhet t’i kalojë një njehsor para vendosjes së tij tek konsumatori“, u shpreh ajo.

Ndërsa, Flamur Kurtaj, menaxaher i ndërrimit të njehsorëve kërkoi nga qytetarët që ta shpenzojnë energjinë elektrike nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

“Tjetër, çka desha me thënë, ne kemi bërë thirrje konsumatorëve që me bërë, me fillu shpenzimin e energjisë prej orës 22:00 deri në orën 07:00. Vazhdon ai apel, sepse jemi, ju garantojmë që të gjithë njehsorët digjitalë, njehsorët digjitalë që janë në terren, të pranuar nga KEDS-i, e kanë sistemin digjital të aprovuar nga Zyra Rregullatore e Energjisë. Ky devijim i kohës, ky devijim i kohës ka një tolerancë të caktume. Çfarëdo që është, qysh u përmend edhe në këtë sqarim, çfarëdo që është jashtë kësaj tolerance, do të kompensohet. Vazhdoni me i përdorë sipas sistemit të aprovuar të tarifave nga Zyra Rregullatore, ndërsa për konsumatorët që janë afektuar, që kanë mund me u afektu prej këtij devijimi kohor jashtë tolerancës së lejuar, atëherë ata do të kompenzohen“, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?