Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Me këtë rast, ajo dekorojë lojtarët për kontributin e tyre.
Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe trajneri i përfaqësueses, Franco Foda.
Në ketë takim Osmani deklaroi se, pavarësisht rezultatit, krenaria që futbollistët i kanë dhënë vendit është e pamatshme dhe nuk mund të shprehet as me fjalë, as me dekorata apo nderime.
Ajo theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se përpara i presin suksese edhe më të mëdha.
Sipas saj, vlerësimet për ekipin kanë qenë të jashtëzakonshme, si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe brenda vendit, duke i cilësuar ata si befasinë më të bukur të këtyre kualifikimeve.


