KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë
Botë

Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë

Kosova News
Kosova News 12:30 -31/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë

Parlamenti izraelit miratoi një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët. 62 nga 120 deputetët e Knesetit votuan pro kësaj nisme shumë të diskutueshme të partisë Otzma Jehudit, e cila udhëhiqet nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. 48 deputetë votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër mungoi ose abstenoi. Pro projektligjit votoi edhe kryeministri konservator Benjamin Netanjahu.

De facto preken vetëm palestinezët
Kritikët e konsiderojnë ligjin si racist, pasi në praktikë prek kryesisht palestinezët. Sipas projektligjit palestinezët që dënohen nga gjykatat ushtarake në territoret e pushtuara për vrasje me motiv terrorist, mund të përballen me dënim me vdekje, pasi gjyqtarët do të detyrohen ta shqiptojnë atë në raste të tilla. Vendimi mund të apelohet. Në rast dënimi, ekzekutimi duhet të kryhet brenda 90 ditëve me varje nga një roje burgu.

Sipas projektligjit një person i dënuar për vrasje me motiv terrorist me qëllim shkatërrimin e shtetit të Izraelit mund të dënohet në gjykatat civile në Izrael me vdekje, ose me burgim të përjetshëm.
Izraeli e kishte shfuqizuar dënimin me vdekje për vrasje në vitin 1954. Megjithatë ligji izraelit vazhdonte ta lejonte këtë dënim në raste të caktuara, si p.sh. për kriminelët nazistë ose për tradhti gjatë luftës. Ekzekutimi i kriminelit nazist gjerman Adolf Eichmann në vitin 1962 ishte rasti i fundit kur u zbatua një dënim me vdekje i dhënë nga një gjykatë në Izrael.

Thirrjet e ministrave evropianë pa efekt
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, dhe homologët e tij nga Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar shprehën në një deklaratë të përbashkët të dielën (29.03.) “shqetësim të thellë” për këtë projektligj.
“Dënimi me vdekje është një formë çnjerëzore dhe poshtëruese ndëshkimi, pa asnjë efekt parandalues,” thuhej në deklaratë. “Prandaj ne e kundërshtojmë dënimin me vdekje në mbarë botën, në çdo rrethanë.” Berlini, Parisi, Roma dhe Londra u bënë thirrje autoriteteve izraelite që të heqin dorë nga këto plane/DW

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 31/03/2026 31/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?