KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Dekreti ishte i ngutshëm, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjithëve
Politikë

Haxhiu: Dekreti ishte i ngutshëm, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjithëve

KosovaNewss
KosovaNewss 22:47 -30/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa i vetmi kandidat që ka arritur konsensus sipas saj është Murat Jashari.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një intervistë për RTK-në ka folur për qëndrimet e subjektit politik që i takon për procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Për mua dekreti i presidentes ka qenë i ngutshëm, befasues, sepse s’kam pritur që ajo shpërndan Kuvendin e Republikës së Kosovës, sidomos për shkak se pas ndërprerjes së seancës së 5 marsit, unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për faktin se kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon që kur kemi raste të zgjedhjes së presidentit, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm, dhe aktgjykimi thotë minus ata që marrin leje nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe duhet bërë përpjekje nga partitë politike që të dëshmojnë vullnet për zgjedhjen e një presidenti.

- Reklamë -

“Zgjedhja e presidentit të vendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në këtë drejtim, vlerësoj se ka pasur përpjekje nga ana e kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, që të takohet me subjektet politike. Ajo çka unë nuk e kuptoj është se ata nuk vijnë me emra të përveçëm. Unë nuk e mbështes qëndrimin e PDK-së, nuk do ta mbështesja kushdo prej partive politike, e as LVV, në të ardhmen që të thoshte: ‘ma prano principin, m’i siguro 30 kandidat për një kandidat, 30 për të dytin, më garanto që njëri nga ta do t’i ketë 2/3’, dhe mandej të tregoj për emrin. Kështu s’do të mund të vendosja as për dikë që vjen nga LVV”, ka komentuar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se i vetmi emër për president që ka siguruar konsensus ndërmjet partive politike ka qenë Murat Jashari.

“Unë e kuptoj qëndrimin e tij, nuk pajtohem por e respektoj, sepse mendoj që do të ishte historike për Republikën e Kosovës ta ketë president të vendit dikë nga familja Jashari, me theks të veçantë zotëriun Murat Jashari”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

KosovaNewss 30/03/2026 30/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?