KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtetet australiane me transport publik falas mes rritjes së çmimeve të karburantit nga konflikti në Lindjen e Mesme
Botë

Shtetet australiane me transport publik falas mes rritjes së çmimeve të karburantit nga konflikti në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 13:40 -29/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet australiane Victoria dhe Tasmania kanë njoftuar se do të ofrojnë transport publik falas si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të karburantit të shkaktuara nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit lokal SBS News, kryeministrja e shtetit Victoria, Jacinta Allan, tha se qeveria e saj do t’i bëjë falas të gjitha shërbimet e transportit publik për një muaj duke filluar nga e marta. Ajo theksoi se masa do ta bëjë më të përballueshme për qytetarët zgjedhjen e transportit publik në kushtet e rritjes së çmimeve të karburantit.

Banorët e shtetit Tasmania do të përfitojnë nga një periudhë edhe më e gjatë transporti falas, me udhëtime pa pagesë në autobusë dhe tragete deri më 30 qershor.

Megjithatë, qeveritë e dy shteteve australiane nuk kanë sinjalizuar se këto masa do të bëhen të përhershme.

Ndërkohë, New South Wales, Australia Perëndimore, Queensland dhe Australia Jugore kanë përjashtuar ndjekjen e këtij shembulli, duke theksuar se po fokusohen në forma të tjera lehtësimi për kostot e jetesës.

Sipas Institutit Australian të Naftës (AIP), çmimet e karburanteve në Australi kanë shënuar një rritje rekord prej 27 për qind që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në një zhvillim të lidhur, kryeministri australian, Anthony Albanese, dje njoftoi se qeveria e tij do të mbështesë financiarisht blerjen e produkteve thelbësore të prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme përmes masave të reja për sigurinë e karburantit.

Albanese do të takohet me drejtuesit e shteteve dhe territoreve për të diskutuar masa të tjera për të parandaluar mungesat e karburantit të hënën.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që nga 28 shkurti, kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona deri më tani, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke trazuar tregjet globale dhe aviacionin.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 29/03/2026 29/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?